Skip to content
Uncategorized

Varianti Omicron, OBSH: Përhapet më shpejt se Delta

· 2 min lexim

Varianti i ri i Covid-19, i quajtur Omicor, ka alarmuar tashmë të gjithë botën, ku disa shtet kanë marrë masa.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila vazhdimisht përditëson për çështjen e koronavirusit dhe varianteve të tij, për të cilat ka shumë interes publik.

Së fundmi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se varianti “Omicron” përhapet më shpejt se varianti Delta, me një rritje prej 1.5 deri në 3 ditë.

Omicron po përhapet me shpejtësi në vendet me nivele të larta të imunitetit të popullsisë, por është e paqartë nëse kjo është për shkak të aftësisë së virusit për të shmangur imunitetin, transmetimit të tij të natyrshëm  apo një kombinim i të dyjave, tha OBSH në një përditësim.

“Ka ende të dhëna të kufizuara për ashpërsinë klinike të Omicron,” tha OBSH. “Por duhen më shumë të dhëna për të kuptuar profilin e ashpërsisë dhe se kjo ndikon te vaksinimi dhe imuniteti ekzistues”.

OBSH paralajmëroi se për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve, spitalet mund të mbingarkohen në disa vende.

Numri i të shtruarve në spital në MB dhe Afrikën e Jugut vazhdon të rritet, dhe duke pasur parasysh numrin e rasteve,  ekziston mundësia që shumë sisteme të kujdesit shëndetësor mund të mbingarkohen  në një periudhë shumë të shkurtër, theksoi OBSH.