Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Varianti Omicron/ Mjeku Pecnikaj ironizon qeverinë: Në Shqipëri gjithmonë i lëmë gjërat në dorën e Zotit

17:52 29/11/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme Mjeku Ilir Pecnikaj ka qenë i ftuar në një intervistë në Fax News për të folur për varinatin e ri Omicron dhe rrezikshmërinë e tij.

Ilir Pecnikaj thotë me ironi se shteti shqiptar gjithmonë i lë gjërat në dorën e zotit, gjë të cilën ka bërë dhe kur hyri në fillim koronavirusi, kur doli varianti Delta dhe tashmë që ka dalë varianti Omicron.

Sipas mjekut Pecnikaj, përderisa 7 vendet më të industrializuara janë mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme për këtë temë, atëherë kjo tregon që ky mutacion ka diçka për të cilën duhet të shqetësohemi.

“Duke parë alertin shumë të madh që dha ky mutacion që çoi në mbledhjen e G7. Përderisa jep një alarm kaq shumë të madh , atëherë ka diçka. Ne në Shqipëri nuk kemi asnjëherë probleme sepse jemi i vetmi vend në Europë që gjërat i lëmë në dorën e zotit, e them me ironi. Të gjitha vendet e Europës, përfshirë Serbinë, etj., e kanë mundësinë të njohjes menjëherë të mutacioneve të virusit, ndërsa në Shqipëri nuk është vënë uji në zjarr. Ne e kishim pasur Delta në vendin tonë dhe po bënte kërdinë ndërsa ISHP thoshte mund të mos jetë. Fatkeqësia është që shteti shqiptar e ka lënë në duart e zotit, me ironi përsëri e them. Ne kemi një favor, sepse ne kemi gjithmonë kohë përpara një muaj apo dy për tu përgatitur. Në fillim Europa e kishte në janar te ne erdhi në mars. Njëjtë me Deltën. Janë disa gjëra, te ne gjithmonë u la në dorën e perëndisë. Fatalitetet ne europë kanë rënë 10% por në Shqipëri vijon njësoj. Ne e dimë shumë mirë që masat në Shqipëri nuk janë respektuar. Sa i takon vaksinave, po jemi shumë larg. Në të gjithë Europën jepen shifra ditore të sëmurëve në terapi intensive dhe sa nga ata kanë bërë vaksinën dhe sa jo. Sa janë fatalitetet për njerëzit e vaksinuar dhe sa jo. Duke bërë këtë, atëherë njerëzit ndërgjegjësohen dhe shkojnë vetë për të bërë vaksinën. Te ne mungojnë këto raporte. Një pjesë e mirë e popullsisë nuk i njihet certifikata e vaksinimit. Popullit shqiptar kjo qeevri i ka bërë Coronax të prodhuar në Turqi. Nuk njihet akoma. Është shumë shpejt për të folur. Thuhet se është shumë i transmetueshëm. Një alarm që u dha nga G7, të cilat kërkuan mbledhje urgjente, kjo më shtyn në faktin se është gjendje serioze. Thuhet se ky është një mutacion që edhe vaksinat nuk bëjnë punë. Kjo nukë shtë ende e konfirmuar“, tha Pecnikaj.

Mjeku Pecnikaj ka një apel për të gjithë qytetarët shqiptarë. Sipas mjekut Pecnikaj, të gjithë qytetarët +18 vjeç duhet të bëjnë një nga vaksinat e certifikuara si Pfizer, Astra Zeneca apo Moderna. Për fëmijët mjeku nuk sugjeron bërjen e vaksinës, përveçse për ata që  vuajnë nga sëmundjet.

“Çdo gjë ka dalë nga kontrolli që ditët e para. Nuk ka kontroll për gjurmueshmërinë e mutacioneve. Në rastin tim, në fund të gushtit na izoluan familjarisht sepse një familjar imi doli pozitiv. Pas një muaji doli me testin seriologjik zero. Është kakofoni , joprofesionalizëm. Na dilte tamponi fallso pozitiv. Po vihet në lojë besueshmëria te populli. Unë dija çfarë duhet të bëj për ta parë nëse vërtetë kisha apo jo. Po pjesa tjetër e popullsisë që nuk ka mundësi? Ne jemi në pandemi shumë të madhe. Gënjeshtra që bëhet më e lehtë për ta kuptuar është që kjoë shtë një fallso. Unë sot i bëj thirrje bashkëatdhetarëve të mi, të gjithë ata mbi 18 vjeç dhe nuk e kanë bërë vaksinën , ju lutem bëjeni vaksinën , bëni një nga vaksinat pfizer, Astra Zeneca, Moderna. E keni për të mirën tuaj dhe të dashurve tuaj. Unë kam bërë Astra Zeneca dhe kam kaluar Covid. E kam kaluar shumë më lehtë sesa miqtë e mi që kanë qenë të pavaksinuar. Ju lutem vaksinohuni se e keni për vten tuaj dhe njerëzit e dashur që ju trrethojnë. Fëmijët? E vetmja gjë që jam pro është se janë vektor të transportimit. Por për të tjerat jam kundër.Mbi 18-vjeç duhet ta bëjnë vaksinën. Të gjitha të dhënat thonë se deri tani mutacionet e Coronaviru te moshat nën 18 vjeç kanë kaluar si grip i zakonshëm. Vetëm fëmijët që kanë sëmundje të rënda rekomandohet që të vaksinohen”, theksoi Pecnikaj.

Të lidhura

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Nga 24 vatra, 6 janë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Nga 24 vatra, 6 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 24 vatra zjarri, nga...

10:55 06/07/2025
Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në ujërat e liqenit të Pogradecit
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në ujërat e liqenit të Pogradecit

Trupi i një të moshuari është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, trupi u...

10:33 06/07/2025
Para
Situata nga reshjet, reagon Ministria e Mbrojtjes

Situata nga reshjet, reagon Ministria e Mbrojtjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, reagon policia

11:07 06/07/2025
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Nga 24 vatra, 6 janë ende aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Nga 24 vatra, 6 janë ende aktive

10:55 06/07/2025
Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në ujërat e liqenit të Pogradecit

Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në ujërat e liqenit të Pogradecit

10:33 06/07/2025
I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, kapet në Qafë Thanë i riu

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, kapet në Qafë Thanë i riu

10:23 06/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.