Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Varianti i ri i koronavirusit/ Situatë alarmante në Britani, mjekët zgjedhin se kë pacient të shpëtojnë!

17:18 07/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Britania e Madhe ndodhet në një situatë alarmante për shkak të rritjes së frikshme të rasteve të reja me covid-19, dyshohet të mutacionit të ri që u zbuluan në vend.

Për shkak të shtimit të rasteve, kapacitetet spitallore po shkojnë drejt tejmbushjes.

Stafi në Spitalin e Kolegjit Universitar të Londrës ka deklaruar se mjekët janë të detyruar të bëjnë zgjedhjen zemërthyer se cilit pacient do t’i japin më shumë përparësi duke pasur parasysh edhe rritjen e infektimit të të rinjve që po luftojnë me këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Pacientët po vdesin ‘me shpejtësi dramatike’ pasi mjekët në njësinë e kujdesit intensiv janë të detyruar të zgjedhin ata me shanset më të mira për të mbijetuar.

Ndërokohë në dy javët e fundit numri i pacientëve me covid-19 që po shtrohen në spitalet e Londrës,  është dyfishuar.

Pacientët me koronavirus kanë ndarë përvojën e tyre të shtrimit në pavijon për disa media britanike. Ata janë shprehur që mungesa e ventilatorëve të mjaftueshëm në spital, do të thotë që njerëzit do të vdesin. Një prej pacientëve të shtruar tha se kur nuk ka oksigjen, rreth e përqark tij çdo gjë bëhet e frikshme nga ankthi dhe frika e vdekjes.

“Njerëzit po kërkojnë ndihmën tonë dhe ne nuk dimë se kë të ndihmojmë më parë. Pacientët po humbin jetën me një shpejtësi dramatike”, ka deklaruar një mjeke e Spitalit të Kolegjit Universitar të Londrës.

Bëhet me dije se spitali ka tre herë më shumë pacientë të sëmurë kritik se normalisht.

Numri i jetëve të humbura nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndërkohë me më shumë se 1.000 për herë të parë që nga Prilli i kaluar, me një numër rekord të rasteve të reja ditën e djeshme.

Ndërkohë në total 1,041 njerëz vdiqën të mërkurën, rritja më e lartë ditore e vdekjes që nga 22 Prilli, me 62,322 raste të reja.

Ditën e hënë kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se ta vendoste Anglinë përsëri në karantinë të plotë, si rezultat i rritjes së rasteve.

Ai gjithashtu paralajmëroi se masa drastike mund të qëndrojë në fuqi deri në mars, ndërkohë që më parë kishte deklaruar se shpresonte që ajo të mbaronte në mes të muajit tjetër./Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: britania e madheKarantina e ploteRritja e rasteve me covid-19Situate e frikshmeVarianti i ri

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

E frikshme, seriali “The Simpson” kishte parashikuar ngjarjet e Capitol Hill në SHBA! (EPISODET)

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip