Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Varfëria/ Pensioni, burimi kryesor i të ardhurave për 33% të familjeve shqiptare

16:43 07/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Varfëria në Shqipëri duket se është ulur “këmbëkryq” dhe këtë më mirë se çdo gjë e dëshmojnë të ardhurat që kanë familjet shqiptare në pjesën dërmuese të tyre.

Burimet e të ardhurave të familjeve në dekadën e kaluar tregojnë se, ekonomia shqiptare ka qëndruar në vendnumëro në modelin e saj të zhvillimit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të përfituara nga një anketë e posaçme, burimi kryesor i të ardhurave në familje mbetet pensioni, ku shihet se në 33% të familjeve të anketuara, kjo e ardhur ishte kryesorja.

Edhe në vitin 2010, pensioni kishte të njëjtën peshë në të ardhurat e familjeve, pasi 31% të tyre e kishin përcaktuar si burim kryesor.

Me plakjen e popullsisë dhe largimin e më shumë familjeve në emigracion, shihet se të ardhurat nga pensioni e kanë zgjeruar peshën në të ardhurat e familjeve gjatë dekadës me 2%.

Burimi i dytë më i madh i të ardhurave, në 26%, në familjet shqiptare, është punësimi në sektorin privat. Ky burim të ardhurash shihet të jetë reduktuar nga viti 2010, ku raportohej se 27% e familjeve i siguronin të ardhurat në këtë mënyrë.

Burimi i tretë më i madh janë të ardhurat nga vetëpunësimi, të cilat janë mjeti kryesor për jetesën e 24%% të familjeve.

Në raport me vitin 2010, familjet që sigurojnë të ardhurat nga vetëpunësimi janë rritur me 4 pikë përqindje. Vitet e fundit, të vetëpunësuarit janë në krizë për shkak të konkurrencës nga zinxhirët e mëdhenj dhe rënies së konsumit.

Burimi i katërt më i madh i të ardhurave është sektori shtetëror, burimi kryesor për 11% të familjeve shqiptare. Ky burim të ardhurash ka pësuar rënie të peshës me 2 pikë përqindje nga viti 2010.

Remitancat janë ende një furnizues i madh me të ardhura i ekonomive familjare. Në 6-mujorin e parë të këtij viti, 5% e familjeve shqiptare kanë pohuar se kishin burim kryesor të ardhurash prurjet nga emigracioni.

Pesha e tyre në raport me vitin 2010, ka pësuar ulje me 2 pikë përqindje, por për një përqindje më të madhe familjesh, remitancat vijojnë të jenë një ndër burimet kryesore të të ardhurave.

Vetëm 1% e familjeve kanë raportuar burim kryesor të ardhurash asistencën sociale, në raport me 3% të familjeve në vitin 2010.

Ndërsa është rritur numri i familjeve që kanë si burim kryesor, të ardhura nga qira ose nga dividendët në 2% të totalit të familjeve në anketë, në vitin 2010 ishin vetëm 1% e familjeve që i siguronin të ardhurat në këtë mënyrë.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: Familjepensionitë ardhuravarfëria

Të tjera

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën
Aktualitet

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga panoramike Shëngjin Velipojë sapo ka hyrë në qarkullim këtë pranverë, por një segment i saj pranë fshatit Rrjoll është...

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 dhjetori mban vulën e një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë sonë politike dhe shoqërore. Në vitin 1990,...

11:30 08/12/2025
Para

Sherr me thika në Durrës, përfundojnë të dy në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

11:30 08/12/2025
Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

16:07 06/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.