Skip to content
Politikë

Vangjel Tavo fiton zgjedhjet e pjesshme në Himarë

· 1 min lexim

Vangjel Tavo do të jetë kryetari i ri i Bashkisë Himarë. Tavo ka fituar me një diferencë me 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit “Bashkë Fitojmë’ në opozitë, Petro Gjikuria.

Gjithsej, kandidati socialist numëroi në emrin e tij 5022 vota, pra 58.62%, ndërkohë Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota, 41.38%.

Pas shpalljes së rezultatit mëngjesin e sotëm, Tavo shprehu falenderimet për të gjithë ata që e votuan, duke përsëritur “ofertën” e tij për Gjikurinë. Për të duket se është ende “i hapur” vendi si nënkryetar. Një mesazh urimi erdhi edhe nga kryeministri Edi Rama.

Në zgjedhjet e djeshme lokale, pjesëmarrja ishte 37.69 %, ose e thënë ndryshe, votuan 8678 persona nga gati 23 mijë me të drejtë vote.