Skip to content
Të Gjitha

Valë shkarkimesh tek Drejtoritë e Doganave/ Tre drejtues largohen nga detyra, ja zëvendësuesit

· 1 min lexim

Shkarkimet në disa nga drejtoritë kryesore në vend janë bërë tashmë të përhershme, mirëpo këtë herë Drejtoria e Doganave ka vendosur të shkarkojë tre drejtorë të degëve kryesor në vend.

Sipas Report Tv, bëhet e ditur se është hequr nga detyra drejtori i degës së Tiranës, Arben Krasniqi dhe është zëvendësuar me Skerdi Ramën.

Tjetër lëvizje ka ndodhur edhe në Durrës, ku drejtori i kësaj dege, Denis Shabani është larguar për t’u zëvendësuar me Rubin Shehun.

Zëvendësimi i tretë vjen nga Drejtoria e Doganave në Kapshticë, ku drejtori i kësaj dege, Olsi Konomi shkarkuar nga detyra dhe vendin e tij e ka zënë Julian Çollaku.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për këto shkarkime apo motivacioni i tyre, megjithatë jemi në pritje të deklarate publike.