Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vaksina anti-covid, shteti evropian do të nisë vaksinimin në dhjetor

14:20 28/11/2020
Reading Time: 1 min lexim

Ndërkohë që ka ende mëdyshje se cilat nga kompanitë do ta prodhojë e para vaksinën më efektive kundër covid-19, autoritetet shëndetësore britanike e kanë ndarë mendjen dhe janë duke u përgatitur për të marrë vaksinat e para të Pfizer / BioNtech deri më datë 7 dhjetor.

Mediat britanike kanë raportuar se spitalet janë duke u përgatitur për të vaksinuar stafin e tyre brenda dhjetë ditëve të ardhshme për shkak se mjekët dhe infemierët konsiderohen si grupet më të rrezikuara.

Miratimi i vaksinës pritet që të jepet në ditët e ardhshme dhe spitalet e Britanisë së Madhe mund të marrin furnizimet e para të vaksinave Pfizer deri të hënën më 7 dhjetor.

Sipas planit të qeverisë, fillimisht vetëm personeli mjekësor do të jetë ai që do të vaksinohet edhe pse më herët ishte njoftuar për fillimin e vaksinimit në azile.

Sipas “The Guardian”, natyra e vaksinës Pfizer është ajo që çon në një rregullim të rendit të përparësisë. Përbërja kimike e kësaj vaksine kërkon, siç pretendojnë ekspertët, një numër të kufizuar lëvizjesh. Prandaj, nuk mund të transportohet nga mjekët në shtëpitë e pleqve ose shtëpitë e tyre.

Ata që jetojnë në njësitë e lartpërmendura ose mbi moshën 80 vjeç pritet të marrin vaksinën e Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca, e cila gjithashtu pritet të marrë autorizimin për përdorim më vonë./GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Anti CovidDhjetorvaksinaVaksinimi

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

28 Nëntori/ Vuçiç “kërcënon” me luftë, tanket serbe parakalojnë pranë territorit të Kosovës!

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip