Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vaksina anti-covid/ Qeveria paguan vetëm për 20% të popullsisë, po të tjerët? (Dokument)

15:03 22/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Shqipëria do të blejë vaksina anti-Covid-19 nga kompani COVAX, sapo ajo të jetë gati. Marrëveshja e miratuar nga Qeveria është dorëzuar për ratifikim në Kuvend. Shuma totale që do të parapaguhet është 3 990 000 (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë) dollarë amerikanë. Kjo shumë do të paguhet nga buxheti i alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Kush do të vaksinohet?

Ndërkaq, bazuar në vendimin e Komiteti Kombëtar të Imunizimit, është vendosur që të merren vaksina për 20 përqind të popullsisë. Sasia që mund të ofrohet nga COVAX Facility për të mbuluar 20% të popullsisë, sipas Komitetit do të jetë me dy doza vaksinë, është një sasi e konsiderueshme, e përafërt me sasinë që synohet edhe për vaksinimin ndaj gripit sezonal 2020-2021.

Është e paqartë se kush do të vaksinohet, sepse nuk ka vaksina për të gjithë. Kryeministri Rama është shprehur se “Kemi bërë rezervim për vaksinën kur do të dalë. Pa llogaritur kompetentët e FB, që flasin për çhipa, që do ju përgjojnë ku do shkojnë, çfarë do bëjnë, që janë fantazi e çmendur.”

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se kjo vaksinë do të jetë për të gjithë. Komiteti i Imunizimit i referohet vaksinës së gripit të stinës, kur llogarit 20 përqindëshin. Por në faqen ueb të Institutit të Shëndetit Publik shkruhet: “Vaksina ndaj gripit rekomandohet të kryhet: çdo vit, për çdo individ 6 muajsh e lart, dhe në veçanti për grupet e riskut: Gratë shtatzëna, të moshuarit mbi 60 vjeç, të sëmurët me sëmundje kronike, fëmijët e vegjël, personeli shëndetësor.

Nuk kuptohet se nga e ka nxjerrë 20 përqindëshin Komiteti, por duket se sasia e limituar e vaksinave (kur ajo të jetë gati), do të krijojë probleme në shpërndarjen e saj. Nuk është e qartë nëse vaksina do të jetë falas për popullsinë apo me pagesë dhe sa do të jetë kjo vlerë.

Marrëveshja

Sipas kësaj marrëveshje, Këshilli i Ministrave, me qëllim mbrojtjen e popullsisë nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19, miratoi në parim marrëveshjen e angazhimit, me Aleancën GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (COVAX Facility)”.

COVAX u lançua në prill 2020 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Komisioni Evropian dhe Franca, për t’iu përgjigjur sfidave të krijuara nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19, si bashkim i qeverive, organizatave shëndetësore (të nivelit global), prodhuesve, shkencëtarëve, sektorit privat, shoqërisë civile, me synimin për të siguruar një qasje inovative dhe të barabartë në diagnostikimet, trajtimet dhe vaksinat COVID-19.

Për Shqipërinë, kjo alternativë është më fleksibël dhe nuk ka kosto shtesë për shtetin shqiptar (kostoja finale është e njëjtë). Qëllimi i COVAX-it është përveçse prokurimi i një vaksine të sigurt kundër COVID-19 edhe sigurimi i kësaj vaksine te të gjitha shtetet, pavarësisht ekonomisë së tyre.

/Iconsyle.al/

Etiketa: covid 19kontratavaksinat

Të tjera

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano
Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është ndarë sot nga jeta në moshën 73 vjeçare. Prej disa kohësh ai ndodhej në...

14:53 31/10/2025
Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar kërkesën e depozituar nga opozita për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Vendimi u mor pas...

12:44 31/10/2025
Para

Asnjë humbje jete nga COVID-19 dhe mbi 150 raste të reja, ja bilanci i fundit në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano

14:53 31/10/2025
Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

12:44 31/10/2025
Horoskopi sot, 13 maj 2023

Horoskopi: 31 tetor 2025

09:47 31/10/2025
“Janë bërë pagesa pa kryer shërbime!” Skandali i hemodializës zbërthen aferën e Klodian Allajbeut, KLSH të auditojë kontratën 10-vjeçare!

“Janë bërë pagesa pa kryer shërbime!” Skandali i hemodializës zbërthen aferën e Klodian Allajbeut, KLSH të auditojë kontratën 10-vjeçare!

00:01 31/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.