Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ushtria pretendon parregullsi në zgjedhje, arreston kryeministren dhe politikanët e tjerë

10:20 01/02/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ushtria e Mianmarit ka marrë kontrollin e vendit me një grusht shteti dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas arrestimit të lideres Aung San Suu Kyi dhe politikanëve të tjerë të qeverisë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Televizioni ushtarak shpalli se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 1 vit.

Ushtria konfirmoi se kishte ndaluar udhëheqësen de facto të vendit Suu Kyi, së bashku me udhëheqës të tjerë të rangut të lartë të Lidhjes Kombëtare për Demokraci (NLD), në përgjigje të parregullsive të pretenduara të votimit në zgjedhjet e nëntorit, të cilat u zhvilluan në vend.

Ato ishin zgjedhjet e dyta të zhvilluara në Mianmar, që kur vendi doli nga sundimi 50 vjeçar ushtarak në vitin 2011.

Ngjarjet e ditës së sotme janë dënuar gjerësisht ndërkombëtarisht. SHBA-ja i ka bërë thirrje udhëheqësve ushtarakë të lirojnë të gjithë zyrtarët qeveritarë.

Shefi i ushtrisë Min Aung Hlaing, i cili aktualisht ka pushtetin e vendit është kritikuar disa herë nga SHBA-ja për shkelje të të drejtave të njeriut në lidhje me mizoritë e kryera kundër komunitetit mysliman Rohingya.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar grushtin e shtetit, duke thënë se Uashingtoni “kundërshton çdo përpjekje për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit ose për të penguar tranzicionin demokratik të Mianmarit”.

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken bëri thirrje për lirimin e të gjithë zyrtarëve qeveritarë dhe udhëheqësve të shoqërisë civile dhe tha se SH.B.A. “qëndrojmë me popullin në aspiratat e tyre për demokraci, liri, paqe dhe zhvillim. Ushtria duhet t’i anulojë këto veprime menjëherë” . Po ashtu, Kryeministri Boris Johnson dënoi grushtin e shtetit dhe “burgosjen e paligjshme” të Aung San Suu Kyi. /Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: grusht shtetiMianmarushtria

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Kryeministri Rama: Ja pse i vonoi Pfizer vaksinat, po bëjmë marrëveshje edhe me Astastrazeca-n

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip