Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Urdhrat e Lleshit lënë pa nofull policin e Rrugores në Shkodër. Qytetari e bëri për spital sepse…

10:41 09/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Prej kohësh Policia Rrugore është kthyer në makthin e qytetarëve të cilët duan të mbarojnë punët e tyre më automjetet private.

Janë gati të përditshme lajmet dhe njoftimet për gjoba të panumërta, heqje patentash dhe arrestime të cilat sa ngarkojnë me përgjegjësi penale qytetarët, por që më pas dalin ‘nul’ në gjykata.

E gjithë kjo aventurë për një “shtet policor” e ka zanafillën me nisjen e pandemisë së koronavirusit dhe karantinën e çmendurisë 2-mujore, kur pas një urdhri verbal të kryeministrit Rama nga sarajet e Surrelit, ministrat e tij për t’u treguar më të zellshëm nga sa duhet, nuk pyetën as për ligj e as për kushtetutë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nxori në rrugët e Shqipërisë policët që më tepër se sa punonjës të ligjit, ngjasonin me qenë pitbullë të zgjidhur nga zinxhiri, por që në fytyrë mbanin jo gojore por maska tekstili.

Pas urdhrave të ngarkuar me eksitim partiak dhe militant, nuk munguan as rastet e skandaleve, dhunës, gjobave, arrestimeve, konfiskimeve me dhunë, e deri edhe ngacmimeve seksuale nga ana e efektivëve të policisë karshi qytetarëve.

Më tej akoma shkoi edhe ministrja tjetër e “Rilindjes”, ajo e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila si të mos mjaftonte policia, nxori në rrugët e vendit ato pak autoblinda të dhuruara nga SHBA-të, por të armatosura me armë luftimi, a thua se ishim pushtuar nga Serbia.

Por pasi Xhaçka e kuptojë më parë budallallëkun që kishte bërë, duke i hequr fillimisht armatimin autoblindave dhe më pas edhe ato vetë nga rrugët, ministri tjetër “ushtar”, Sandri i Policisë, ka vijuar edhe gjatë gjithë këtyre muajve me reprezaljen dhe logjikën e shtetit policor që në shumë pika të vendit të kujton filmin “Nikaragua ‘79”.

Ngjarja në Shkodër

Prej marrëzisë së ministrit që i pëlqen të bëjë “lojë luftash” ose “filma policor”, që nga fillimi i nisjes së karantinës 2-mujore, e në vazhdim, Policia e Shtetit është kthyer sipas të gjitha sondazheve dhe anketimeve si në media ashtu edhe në rrjetet sociale, si institucioni më i pabesueshëm nga qytetari, por edhe policët janë kthyer në njerëzit më të urryer.

Kjo për shkak të brutalitetit dhe arrogancës në sjelljen me qytetarin, por edhe për shkak të aksioneve herë-herë absurde të Policisë Rrugore për gjobitje dhe arrestime qytetarësh.

Por këtë “haraç” herë pas here e kanë paguar jo vetëm qytetarët e pafajshëm, por edhe vetë policët.

I tillë është edhe rasti më i fundit në Shkodër, ku mësohet se është shpallur në kërkim nga Policia, shtetasi Indrit Shtegu, i cili i ka thyer nofullën efektivit të Policisë Rrugore, Hysni Idrizi.

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Indrit Shtegun, i cili akuzohet se ka rrahur në mënyrë brutale efektin e Rrugores, Hysni Idrizi.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, në qendër të qytetit të Shkodrës, në lagjen “Parrucë”.

Pasi, Indrit Shtegu, parkoi kundërvajtje mjetin triçikël në lagjen Parrucë, në një parkim dysh, menjëherë efektivi i policisë i vendosi gjobë, por kjo e fundit nuk u pranua nga drejtuesi i mjetit.

Shtegu nisi të debatojë me policin dhe më pas e goditi me grushte në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha. Efektivi u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës nga ku mësohet prej bluzave të bardha se ka të thyer nofullën.

Ndërkohë familjarët e Shtegut kanë deklaruar në polici, se ky i fundit ka probleme të shëndetit mendor.

Mbi të rëndon aktualisht vepra penale “goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësit të policisë”, si dhe “kundërshtim me forcë i punonjësit të policisë”.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: LleshinofullpoliciShkoderurdhra

Të lidhura

E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT
Aktualitet

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

Një lajm i trishtë vjen nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku mjeku i njohur pediatër, Bashkim Nezaj,...

17:12 15/05/2025
E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Para

Rama premton ujë 24 orë, qytetarët i kthehen: “Turp, të gënjesh akoma...!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

17:12 15/05/2025
E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.