Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Urdhëruan nga burgu, zbardhet atentati ndaj dy shqiptarëve në Greqi

14:52 02/04/2025
Reading Time: 3 min lexim

Policia greke ka arritur të zbardhë atentatin e ndodhur më 23 shtator të vitit të kaluar në Athinë, ku mbetën të plagosur dy shqiptarë.

Hetimet kanë treguar se sulmi ishte porositur nga burgu nga 48-vjeçari shqiptar Klod Cara, alias Klodian Lekocaj, i njohur si një figurë e fuqishme në botën e krimit në Greqi, i përfshirë në disa vrasje dhe ngjarje kriminale.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Kriti 21” rreth orës 18:00, ku ndaj Kristjanis Stefës, 35 vjeç, nga Elbasani dhe Florian Bajraktarit, 37 vjeç, nga Tirana, u hap zjarr nga një fuoristradë tip “Nissan” Qashqai. Autorët u larguan menjëherë, duke lënë pas 7 gëzhoja në vendngjarje.

Pas pesë muaj hetime, policia identifikoi si ekzekutor Ledjon Çelën, 34 vjeç, nga Korça, i cili veproi në bashkëpunim me Mateo Nunajn, 23 vjeç, nga Lushnja, dhe Aleksandër Bakin, 24 vjeç.

Grupi kishte vjedhur automjetin e përdorur në atentat në një zonë tjetër të Athinës dhe e kishte përgatitur për sulmin.

Në ditën e ngjarjes, Nunaj drejtonte makinën, Baki ndodhej në sediljen e parë, ndërsa Çela, nga sedilja e pasme, hapi zjarr ndaj shënjestrave. Pas sulmit, ata braktisën mjetin dhe u larguan në këmbë.

Më 31 mars, Aleksandër Baki u arrestua dhe dha dëshmi që zbardhi dinamikën e ngjarjes. Ai pranoi se atentati ishte urdhëruar nga Lekocaj për shkak të një konflikti të mëparshëm me Stefën.

Policia greke ka vënë në pranga Aleksandër Bakin, Klodian Lekocajn dhe Ledjon Çelën, ndërsa Mateo Nunaj dyshohet se është arratisur drejt Shqipërisë.
Viktimat e atentatit, Stefa dhe Bajraktari, janë emra të njohur për drejtësinë.

Stefa ishte arrestuar në prill 2024 si pjesë e një grupi të përfshirë në trafik mallrash të vjedhura, ndërsa Bajraktari kishte precedentë për vrasje me pagesë dhe aktivitete të paligjshme.

Sa i përket autorëve, Ledjon Çela ka një dosje të ngarkuar kriminale në Shqipëri dhe Greqi, ku akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë zhvatje, dhunë, vjedhje, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Mateo Nunaj është i njohur për vjedhje dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, ndërsa Aleksandër Baki ka precedentë për grabitje dhe trafik droge.

Klodian Lekocaj është një nga figurat më famëkeqe të botës së krimit në Greqi, i lidhur me grupe të fuqishme dhe vrasje me pagesë.

Ai akuzohet për urdhërimin e disa ekzekutimeve, përfshirë avokatin grek Mixalis Zafiropoulos, të burgosurit Arbër Bako dhe Bardhyl Tusha, si dhe për përfshirje në një sërë aktesh kriminale, duke përfshirë tentativën për të vrarë një pakistanez dhe gjobëvënie ndaj një ish-ministri grek.

Lekocaj ka një histori të gjatë me drejtësinë, që nga viti 1997, kur u arrestua për herë të parë për vjedhje. Ai është arratisur disa herë nga burgu dhe ka qenë pjesë e grupeve kriminale që kanë kryer vrasje, grabitje dhe trafik droge. Në vitin 2014, ai u arrestua në Athinë pas një serie krimesh të rënda, përfshirë një masakër me armë në një lokal.

Aktualisht, Lekocaj ndodhet në burgun e Malandrinos, ku vazhdon të hetohet për krime të tjera, përfshirë gjobëvënie dhe organizim atentatesh.

Ndërsa policia greke vazhdon operacionet për të kapur të arratisurit, ky rast ka hedhur dritë mbi një rrjet të gjerë të krimit të organizuar shqiptaro-grek, ku emra të njohur të botës së krimit kanë pasur një ndikim të madh në skenën kriminale të vendit fqinj.

Etiketa: atentatigreqi

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Vrau ish-të dashurën shqiptare dhe futi trupin në valixhe, zbardhet dëshmia

Vrau ish-të dashurën shqiptare dhe futi trupin në valixhe, zbardhet dëshmia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.