Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ultimatumi i Metës për qeverinë” Ka tre muaj që nuk jep informacione në lidhje me borxhet e shtetit shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit

14:31 31/10/2020
Reading Time: 4 min lexim

Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar dokumetet  ku tregohet se edhe pas thirrjes së tretë drejtuar Avokaturës së Shtetit, për dhënien e informacionit ndaj Institucionit të Presidentit për çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë, ende nuk ka marrë një përgjigje.

“Asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga ana e Avokaturës së Shtetit mbi këtë kërkesë. Janë bërë plot 3-muaj e 15 ditë pa asnjë përgjigje!

Me shkresën me nr. prot. 2391/1, datë 14.09.2020, Ju është kërkuar për herë të dytë përcjellja e informacionit të kërkuar 3 muaj më parë, mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Në këtë shkresë të dytë ju është lënë një afat 4-ditë pune për ta përcjellë informacionin e kërkuar. Sot bëhet plot 1 muaj e 15-ditë, pa asnjë përgjigje edhe për këtë shkresë të dytë!

Presidenti i Republikës nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare me të dhënat për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e Avoakturës së Shtetit e që lidhen direkt me interesin publik dhe sigurinë e financave të vendit”, shkruan Meta në kërkesën për informacion.

Ndërkohë kujtojmë se para dy ditësh presidenti Meta i dërgoi një kërkesë të tretë për informacion Avokaturës së Shtetit, për këto pika:

-Numrin e çështjeve në proces pranë Gjykatave të Arbitrazhit, ku Republika e Shqipërisë është palë dhe të dhënat rreth tyre, përfshirë strukturën që ndjek këto çështje;

-Nëse për çështjet në proces në Gjykatat e Arbitrazhit janë kontraktuar shërbime të përfaqësimit dhe të konsulencës, përfshirë të dhënat mbi mënyrën e përzgjedhjes, kontraktimit, shpenzimet dhe pagesat e kryera për to, apo në pritje për t`u kryer;

-Numrin e çështjeve të fituara nga shtetit Shqiptar në Gjykatat e Arbitrazhit;

-Numrin e çështjeve të humbura në Gjykatat e Arbitrazhit, me të dhëna mbi:

i.Efektin financiar (detyrimin) për shtetin shqiptar sipas vendimit;

ii.Shpenzimet administrative për mbulimin e kostove të procesit, përfshirë shpenzimet për kontraktimin e shërbimeve të përfaqësimit dhe të konsulencës, si dhe mënyrën e përzgjedhjes dhe kontraktimit të tyre.

-Bazuar mbi çështjet e humbura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, a ka referuar Avokatura e Shtetit deri më tani çështjet në organet përkatëse për nxjerrjen e përgjegjësive individuale administrative, civile dhe/ose penale për dëmin e shkaktuar ndaj interesave financiare të shtetit shqiptar, apo jo.

-Informacion të veçantë mbi lindjen dhe ecurinë e çështjes  së Arbitrazhit ICSID nr. ARB/15/28 “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, duke përfshirë edhe kopje të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, në gjuhën që është dhënë dhe përkthimin e tij zyrtar në gjuhën shqipe.

Në letrën drejtuar Avokaturës së Shtetit, Meta i bën thirrje “të reflektoni e të mos rëndoni edhe më shumë pozitën tuaj si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, duke bashkëpunuar në kryerjen e veprimeve që mund të klasifikohen si vepra penale me pasoja të rënda për vendin”.

Ai i vendos ultimatum Avokaturës së SHtetit që të japë informacionin e kërkuar deri më datë 02 nëntor 2020, ose në të kundër ai do të depozitojë padi për shpërdorim detyre.

“Nëse informacioni i kërkuar, shoqëruar me kopje të dokumentacionit të plotë, nuk depozitohet në Institucionin e Presidentit të Republikës brenda ditës së hënë, datë 02.11.2020, ju bëjmë me dije se,

-Institucioni i Presidentit të Republikës do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për referimin e rastit të shpëdorimit të detyrës në organet ligjzbatuese, për secilin prej personave që me veprime apo mosveprime, është bërë pengesë për dhënien e këtij informacioni, dhe që po krijon edhe më shumë bindjen e arsyeshme të bazuar në prova dhe ligj se po bëhen përpjekje për të mbuluar veprime të tjera të dënueshme që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare për shtetin shqiptar”, vijon kërkesa e Metës.

Të lidhura

Mark Rutte komenton negociatat Rusi-Ukrainë nga Tirana
Aktualitet

Mark Rutte komenton negociatat Rusi-Ukrainë nga Tirana

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një deklarate për mediat ndërkombëtare nga Tirana, komentoi mbi negociatat mes Rusisë...

10:42 16/05/2025
Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin
Aktualitet

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ, arrestohet vëzhguesi, detaje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar. Policia njofton se...

10:22 16/05/2025
Para

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet një 51-vjeçar në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mark Rutte komenton negociatat Rusi-Ukrainë nga Tirana

Mark Rutte komenton negociatat Rusi-Ukrainë nga Tirana

10:42 16/05/2025
Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ, arrestohet vëzhguesi, detaje

10:22 16/05/2025
Zbardhet Thethi, rikthehen reshjet e dëborës në veri

Zbardhet Thethi, rikthehen reshjet e dëborës në veri

10:07 16/05/2025
Kush është shqiptari më i kërkuar në Europë

Kush është shqiptari më i kërkuar në Europë

09:44 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.