Skip to content
Të Gjitha

Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19, dalin përgjigjet për testimet te Neurokirurgjia

· 1 min lexim

Shkon në 850 numri i të prekurve nga COVID-19  në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 238 testime, ku janë konfirmuar pozitiv 8 raste.

Harta e COVID-19 zgjerohet me 3 raste në Tiranë, 2 në Krujë, 1 në Shkodër, Kamëz dhe Fier.

Që nga fillimi i epidemisë numërohen 620 të shëruar, ndërsa vetëm 199 janë pacientë aktiv.

Në dy spitalet COVID janë shtruar 30 pacientë, 5 prej të cilëve në terapi intensive.

Në spitalin e Neurokirurgjisë janë kryer 18 testime, pas pacientit të konfirmuar ditën e djeshme.

Për fat të mirë, të gjithë pacientët dhe bluzat e bardha kanë rezultuar negativ.