Skip to content
Të Gjitha

“Uji i bekuar” në Fier, kryqi kapet për të gjashtin vit radhazi nga 16-vjeçari

· 1 min lexim

Besimtarët ortodoksë në Fier kanë kremtuar sot ditën e “Ujit të bekuar”.

Ashtu si çdo vit, kisha e “Shën Gjergjit” organizon ceremoninë e hedhjes së kryqit në ujë.

Fillimisht u mbajt mesha në kishë dhe më pas besimtarët u drejtuan për te shatërvani në sheshin “Europa”.

Edhe këtë vit, ai që nxorri kryqin nga uji ishte 16-vjeçari, Athanas Davidhi.

Ky është i gjashti vit radhazi që 16-vjeçari arrin të kapë i pari kryqin.

Më pas kryqin adoleshenti ia ka dorëzuar mitropolitit të Apolonisë dhe Fierit, At Nikolla, i cili e ka bekuar Davidhin.

“Uji i bekuar” simbolizon pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan nga Gjon Pagëzori.