Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ujërat e ndotura: Miliona euro për impiante që nuk funksionojnë, barra u kalon bizneseve

15:59 30/01/2026
Reading Time: 4 min lexim

Ndërsa impiantet publike të trajtimit të ujërave të ndotura mungojnë ose nuk funksionojnë, qeveria shqiptare ka zhvendosur barrën te bizneset private, duke i detyruar të investojnë mijëra euro dhe duke i ndëshkuar me gjoba, për një shërbim që ligjërisht duhet të garantohet nga shteti.

Gjatë verës së vitit 2023, qeveria shpalli emergjencë mjedisore në zonat bregdetare, me argumentin se ndotja e ujërave përbënte rrezik për shëndetin publik dhe turizmin. Pas kësaj, në fund të dhjetorit 2023, u miratua një akt normativ, i pasuar nga një udhëzim i përbashkët i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Turizmit, që hapi rrugë për vendosjen e gjobave ndaj subjekteve private.

Në kundërshtim me qëllimin fillestar të aktit normativ, i cili synonte rregulla teknike për subjektet që nuk janë të lidhura me rrjetin publik të kanalizimeve, udhëzimi i nënshkruar nga Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro e zgjeroi në mënyrë arbitrare rrethin e subjekteve, duke përfshirë të gjitha bizneset, edhe ato që kanë kontrata aktive me ujësjellës-kanalizimet.

Të dhënat e publikuara nga shteg.org tregojnë se gjatë vitit 2025 mbi 115 subjekte u gjobitën, me një vlerë totale ndëshkimesh që kalon 2 milionë euro. Numri real dyshohet të jetë më i lartë, pasi një pjesë e gjobave janë kundërshtuar në gjykatat administrative.

Ndërkohë, dy organizata që veprojnë në sektorin e turizmit kanë paditur qeverinë në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se udhëzimi cenon rëndë të drejtat dhe interesat legjitime të bizneseve private. Sipas tyre, investimet e detyruara për impiante private, që variojnë nga 40 mijë deri në 150 mijë euro, shoqërohen me gjoba të rënda dhe masa të menjëhershme pezullimi apo mbylljeje aktiviteti, edhe kur subjektet kanë respektuar kontratat me operatorët publikë.

Aktit normativ nr. 8, i miratuar më 28 dhjetor 2023, iu dha drita jeshile nga Kuvendi në janar 2024, pas shqyrtimit në dy komisione parlamentare. Qeveria e justifikoi ndërhyrjen me emergjencën mjedisore të konstatuar gjatë sezonit turistik 2023, duke identifikuar rreth 9 mijë subjekte tregtare si burime të ndotjes.

Në fillim të vitit 2025, dy ministritë e linjës nënshkruan udhëzimin që detyronte çdo operator turistik pranë ujërave larëse të instalonte impiante private. Për zbatimin e tij u ngrit një task forcë me 48 punonjës dhe një buxhet prej 323.8 milionë lekësh, e cila u shpërnda në terren për kontrolle.

Zv kryeministrja Balluku deklaroi në shkurt 2025 se të gjitha subjektet kishin 90 ditë afat për vendosjen e impianteve, duke paralajmëruar ndëshkime deri në pezullim aktiviteti. Menjëherë pas kësaj, inspektorët nisën kontrollet masive në të gjithë vendin.

Sipas Olsi Nikës, drejtor i Eco Albania, kjo nismë legjitimoi një barrë të padrejtë financiare për bizneset. Ai thekson se furnizimi me ujë dhe trajtimi i ujërave të përdorura është detyrim ligjor i shtetit dhe i bashkive, përmes ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve, dhe jo i sektorit privat.

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama të promovonin publikisht zbatimin e udhëzimit, duke e paraqitur atë si sukses në mbrojtjen e mjedisit. Në praktikë, shumë biznese u gjobitën edhe pse ishin të lidhura me rrjetin publik dhe paguanin rregullisht për shërbimin e trajtimit të ujërave.

Rasti i Namik Sadikut, operator turistik në Shkëmbin e Kavajës, ilustron këtë situatë. Ai u gjobit me 24 milionë lekë të vjetra, pavarësisht se kishte kontratë me Ujësjellës-Kanalizime Durrës dhe shkarkonte ujërat vetëm në rrjetin publik. Sipas tij, gjobat janë vendosur në mënyrë selektive dhe subjektive.

Ekspertët mjedisorë theksojnë se decentralizimi i trajtimit të ujërave përmes impianteve individuale rrit rrezikun e ndotjes, për shkak të mungesës së monitorimit dhe mirëmbajtjes së unifikuar. Ndryshe nga impiantet publike të centralizuara, sistemet individuale krijojnë shumë pika të mundshme shkarkimi jo konform.

Në të njëjtën kohë, tregu i impianteve private ka njohur rritje të shpejtë. Kompani të ndryshme kanë zgjeruar aktivitetin e tyre pas miratimit të aktit normativ, duke ofruar shërbime instalimi dhe mirëmbajtjeje për bizneset e detyruara të investojnë.

Operatorët turistikë argumentojnë se legjislacioni europian përcakton qartë se trajtimi i ujërave të ndotura është funksion publik. Detyrimi i bizneseve për të ndërtuar impiante private krijon kosto të dyfishta dhe shkel parimin e subsidiaritetit.

Sipas padisë në Gjykatën Kushtetuese, neni 6 i udhëzimit të përbashkët imponon detyrime antikushtetuese, duke cenuar të drejtën e pronës, lirinë ekonomike dhe pritshmëritë legjitime të subjekteve të lidhura me rrjetin publik. Avokatët kërkojnë pezullimin dhe shfuqizimin e pjesshëm të këtij neni.

Ndërkohë, investimet publike në impiantet urbane kanë rezultuar problematike. Qeveria ka shpenzuar mbi 112 milionë euro për ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave, ndërsa dhjetëra miliona euro të tjera për impiante që nuk funksionojnë ose nuk ekzistojnë, si rasti i Kasharit. Aktualisht, vetëm rreth 10 për qind e popullsisë përfiton shërbim të plotë trajtimi të ujërave.

Raportet e Agjencisë Europiane të Mjedisit e rendisin Shqipërinë ndër vendet me performancën më të dobët për cilësinë e ujërave larëse, duke lidhur këtë situatë me mungesën e impianteve funksionale dhe me shkarkimet urbane e industriale.

Ekspertët paralajmërojnë se ujërat e patrajtuara përbëjnë rrezik serioz për shëndetin publik, duke qenë burim infeksionesh dhe sëmundjesh të rënda. Në këtë kontekst, kritikat theksojnë se zhvendosja e barrës te bizneset private nuk e zgjidh problemin sistemik, por e thellon atë, duke krijuar një iluzion zgjidhjeje dhe duke shmangur përgjegjësinë shtetërore për mbrojtjen reale të mjedisit.

Të tjera

SPAK zbarkon në “Equos Resort”, zgjerohet hetimi për Allajbeun dhe Karathanos
Aktualitet

SPAK zbarkon në “Equos Resort”, zgjerohet hetimi për Allajbeun dhe Karathanos

SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zgjeruar hetimet për koncesionet në fushën e shëndetësisë, duke vendosur në qendër të...

15:17 19/02/2026
Arrestimi i Andrew dhe mesazhi i dokumentit të lashtë Magna Carta: As Mbreti mbi ligjin
Kryesore

Arrestimi i Andrew dhe mesazhi i dokumentit të lashtë Magna Carta: As Mbreti mbi ligjin

Arrestimi i Prince Andrew Mountbatten-Windsor, i njohur më parë si Princi Andrew dhe vëllai i Mbreti Charles III, këtë të...

12:59 19/02/2026
Para
“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”, publikohet emaili i ish-sekretarit të Këshillit të Europës, drejtuar Epstein

“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”, publikohet emaili i ish-sekretarit të Këshillit të Europës, drejtuar Epstein

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK zbarkon në “Equos Resort”, zgjerohet hetimi për Allajbeun dhe Karathanos

SPAK zbarkon në “Equos Resort”, zgjerohet hetimi për Allajbeun dhe Karathanos

15:17 19/02/2026
Arrestimi i Andrew dhe mesazhi i dokumentit të lashtë Magna Carta: As Mbreti mbi ligjin

Arrestimi i Andrew dhe mesazhi i dokumentit të lashtë Magna Carta: As Mbreti mbi ligjin

12:59 19/02/2026
A ka ndonjë budalla që beson se Rama ka hall mos po i pezullon SPAK-u Shabanin?

A ka ndonjë budalla që beson se Rama ka hall mos po i pezullon SPAK-u Shabanin?

11:33 19/02/2026
“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

15:15 18/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.