Skip to content
Të Gjitha

UEFA hap procedura disiplinore për incidentet në ndeshjen PSG-Basaksehir

· 2 min lexim

UEFA ka hapur procedime disiplinore kundër Sebastian Constantin Coltescu dhe Octavian Sovre, gjyqtarët e ngarkuar për ndeshjen e Champions League midis Paris Saint-Germain dhe Istanbul Basaksehir të luajtur më 8 dhjetor të vitit që sapo lamë pas.

Dy zyrtarët rumunë janë akuzuar për përdorimin e gjuhës raciste ndaj ndihmësit të trajnerit të ekipit turk dhe sulmuesit në pension Pierre Webo.

Lojtarët dhe anëtarët e ekipit të Istanbul Basaksehir kërkuan që loja të pezullohej pasi zyrtari i katërt referoi Webo si “ai i zi”, në minutën e 15 të ndeshjes.

Skuadra turke vendosi të largohej për në dhomën e zhveshjes, bashkë me lojtarët e PSG, të udhëhequr nga dy sulmuesit Neymar dhe Kylian Mbappe, duke kërkuar sqarim nga zyrtari i katërt dhe duke mbështetur vendimin e Basaksehir për të dalë menjëherë nga fusha.

Pasi u pezullua, dueli u zhvendos në ditën tjetër dhe të katër gjyqtarët u zëvendësuan, me Hollandezin Danny Makkelie që ishte përgjegjës i ndeshjes. Para fillimit, të gjithë lojtarët u mblodhën rreth rrethit të qendrës dhe ngritën grushtat e tyre kundër racizmit, së bashku me të tre gjyqtarët.

PSG mundi Basaksehir me rezultatin 5-1 në Parc des Princes falë një “hat-trick” të Neymar dhe një  tjetër goli nga sulmuesi francez Mbappe.