Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“U zgjua” AK: Si do të na “shpëtojë” Denar Biba nga rritja e çmimeve për festat

15:52 19/12/2024
Reading Time: 2 min lexim

Autoriteti i Konkurrencës është “zgjuar” nga gjumi i gjatë. Jo më kot, po vijnë festat. Dhe çfarë festash do ishin pa një shfaqje të re nga cirku i institucioneve që paguhen për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Denar Biba, mjeshtri i artit të të bërit sikur, na njofton se do monitorojë çmimet. Po, po – i njëjti Autoritet që nuk pa asnjë problem kur çmimi i qumështit u rrit 43%. I njëjti institucion që shpalli “treg normal” kur katër kompani kontrollojnë gjithë tregun e bulmetrave. Tani do na shpëtojë nga rritja e çmimeve për festat.

“Do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme”, na premton AK-ja. Çfarë masash? Si ato që mori kur çmimet e ushqimeve u rritën 9 herë më shumë se inflacioni? Apo si atëherë kur gjeti zgjidhjen brilante për monopolin e taksive në Rinas – “hiqni tabelën ‘ndalohet taksi'”?

Na bëjnë thirrje të raportojmë rastet e abuzimit. Te kush t’i raportojmë? Te institucioni që u hoqi gjobën 5 milionë euro kompanive të miellit me një të rënë të lapsit? Apo te rojtarët besnikë të oligarkëve që kanë kthyer tregun shqiptar në pronë private të një grushti njerëzish?

Ndoshta Biba mendon se shqiptarët kanë harruar. Kanë harruar si çdo vendim i tij ka qenë një puthje për monopolet dhe një shpullë për qytetarët. Kanë harruar si nën “mbikëqyrjen” e tij, tregu i lirë u kthye në piknik privat për oligarkët.

Por ironia më e madhe është premtimi për të “mbrojtur konkurrencën e ndershme”. Nga kush do ta mbrojë? Nga vetja? Sepse për vite me radhë, AK ka qenë gardiani më besnik i sistemit që ka vrarë çdo formë të konkurrencës së ndershme në këtë vend.
Tani që po vijnë festat, AK do bëjë sehir nëpër dyqane. Do numërojë çmimet që vetë i ka lejuar të rriten pa kontroll. Do bëjë sikur mbron konsumatorin që e ka braktisur prej vitesh. Është një shfaqje që e kemi parë shumë herë.

Qytetarët nuk kanë nevojë për cirk festash. Kanë nevojë për institucione që vërtet mbrojnë interesat e tyre. Kanë nevojë për një treg që nuk kontrollohet nga një grusht oligarkësh. Kanë nevojë për drejtësi ekonomike, jo për shfaqje mediatike.

Por ndoshta është më mirë të vazhdoni gjumin tuaj të rehatshëm. Të paktën kur flini nuk nënshkruani vendime që varfërojnë edhe më shumë popullin shqiptar.

Etiketa: AKAutoriteti i KonkurrencesDenar Bibareformaeditorialrritja e çmimeve për festat

Të lidhura

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec
Aktualitet

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në qarkun e Korçës, ku një 20-vjeçar ka gjetur vdekjen...

15:08 07/06/2025
Para
Horoskopi ditor, e Dielë 13 Tetor 2024

Horoskopi sot: 20 Dhjetor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.