Skip to content
Kronikë

U vra në atentatin e “Astirit”, del foto e Armando Dumanit

· 2 min lexim

Pasditja e të shtunës është gjakosur në Tiranë, pasi në zonën e Astirit janë qëlluar për vdekje 2 persona brenda një makine tip audi i cili ishte në lëvizje.

Dy viktimat e atentatit të mbrëmjes së djeshme në zonën e Astirit janë identiifikuar si Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

Në foton e mëposhtme është Armando Dumani, 26-vjeçari që mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme në Astir, bashkë me shokun e tij Erigers Mihasi.

Armando Dumani, njihej si një person me precedent penal. Ai mësohet se ka kryer grabitje në një bankë të nivelit të dytë, nën kërcënimin e armës.

Kujtojmë se atentati ndodh rreth orës 19:30 në Astir të Tiranës.

Dumani dhe Mihasi, u qëlluan brenda një Audi luksoz, teksa ishin duke pritur në semafor. Dy viktimat ishin emra të njohur për drejtësinë shqiptare. Dumani ishte akuzuar për vjedhjen e një banke, ndërsa Mihasi ishte akuzuar për grabitjen e shtëpisë së prindërve të Elton Çiços.

Deri më tani bëhet me dije se në atentat kanë marrë pjesë 3 persona ose më shumë. Ndërkohë, një automjet është përdorur për të larguar autorët nga vendi ku u dogj makina.

Makina e autorëve rezulton e vjedhur në Greqi, ndërsa targat janë vjedhur në Tiranë. Policia ka shoqëruar 15 persona, të cilët mund të kenë informacione mbi ngjarjen.