Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U transportua dje me urgjencë drejt Greqisë, sot vjen mesazhi inkurajues nga hirësia e tij Janullatos…  

15:54 12/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Një ditë më parë Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, njoftoi zyrtarisht infektimin e koronavirus të kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili më pas u nis drejt Greqisë për një kurim më të specializuar me një aeroplan ushtarak.

Pamjet e mediave bënë xhiron kur pasi u nis për në Rinas, kryepeshkopi Janullatos, u shfaq në spitalin e Athinës i izoluar në një krevat xhami.

Teksa publikon mesazhin prekës të Janullatosit pak para se të largohej nga Tirana, për t’u kuruar në Spitalin e Athinës, Kisha Ortodokse, i ka uruar atij sot shërim të shpejtë, teksa thekson në mesazh se: “Ju duam dhe sepse Kisha ju ka nevojë”.

Mesazhi i plotë:

Lajm që preku zemrat e besimtarëve

Sikundër është e natyrshme, lajmi për infektimin nga Covid-19 i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit, ka prekur zemrat e besimtarëve, të cilët i urojnë shërim sa më të shpejtë dhe luten për të. Gjithashtu, kjo tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave, që e pasqyruan si lajmin ashtu edhe fjalët e ndjera të Kryepiskopit.

Në lajme e komente është folur edhe për figurën e tij si hierark e shkencëtar dhe në veçanti duke theksuar veprën e jashtëzakonshme të ringritjes nga hiri i ateizmit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, si kurora e gjithë jetës së Tij të gjatë në hierapostullim të popujve.

Kryepiskopi pak para largimit nga Tirana, për në Spitalin “Evangjelismos” të Athinës, tha midis të tjerash: “… Mendoj se të bëhesh pjesëmarrës, qoftë edhe në këtë mënyrë, në dhimbjen e përbashkët, është dhuratë Perëndie. Mos ta përballojmë gjithmonë si një gjë të vështirë. Janë disa simptoma të lehta. Dje vështirësia ishte më e madhe. Kam një farë dobësie me mushkëritë, prej shumë vitesh kam astma. Besoj se do ta kalojmë.

Dje ishte me ethe, por sot jemi mirë. Sot në drekë, besoj pasdite, do të jem tek “Evangjelismos”… është një spital i njohur për mua, sepse kemi përballuar edhe herë të tjera vështirësi dhe i kapërcyem. Dhe mos u ligështoni, mos u mërzisni. Do të kalojë. “Edhe nëse rrojmë, edhe nëse vdesim të Zotit jemi”. Përbëjnë një ngushëllim të madh këto fjalë për të gjithë ne.”

Kryepiskopi ka marrë shumë urime për shërim të shpejtë nga besimtarë dhe personalitete të vendit tonë, si dhe nga primatë, hierarkë të Kishave dhe personalitete nga jashtë, ku veçojmë mesazhin e menjëhershëm të Patriarkut Ekumenik:

Fortlumturi dhe vëlla fort i dashur,

Lutjet tona ju shoqërojnë gjatë fluturimit Tuaj… dhe gjatë kurimit Tuaj aty, për të cilin urojmë të jetë afatshkurtër dhe rezultativ: sepse ju duam dhe sepse Kisha ju ka nevojë.

Urojmë të vazhdoni për shumë vite akoma kontributin Tuaj krijues dhe mirëbërës për Krishterimin dhe për njerëzimin, për lavdi të Perëndisë. Fortlumturi, të shkuara!

Ju përqafojmë me përshëndetje të shenjtë, Vëllazërisht më Zotin, Patriarku Vartholome.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: greqijanullatosmesazhurgjence

Të lidhura

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore
Aktualitet

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Familjarët e Isa Rexhepajt, 65-vjeçarit që u gjet i vdekur pesë ditë pas humbjes së kontakteve me të afërmit, kërkojnë...

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë
Bota

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Të paktën 30 palestinezë humbën jetën që nga agimi në të gjithë Rripin e Gazës si pasojë e bombardimeve izraelite,...

19:01 18/07/2025
Para

Numri i të infektuarve në rritje, kryeministri grek: "Ne do të kemi vaksina nga janari"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

19:01 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

18:47 18/07/2025
Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

18:23 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.