Skip to content
Kronikë

U tërhoq zvarrë për vdekje nga vinçi, kush është i riu që punonte në Portin e Durrësit (Foto)

· 2 min lexim

Ditën e djeshme një punëtor është aksidentuar për vdekje gjatë punës në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit.   Ndërkohë që është publikuar fotoja e 19-vjeçarit që pati fatin tragjik ndërkohë që punonte.

Kjo është fotoja e siguruar nga “JOQ” e 19 vjeçarit të ndjerë, Rufan Belshaku i cili humbi jetën në mënyrë tragjike, duke u tërhequr zvarrë nga vinçi në portin e Durrësit ku punonte si punonjës ngarkim-shkarkimi.

I riu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda dhe për pasoja gjeti vdekjen e menjëhershme.

Një punëtor 19-vjeçar në lule të rinisë, humbi jetën në mënyrë tragjike për shkak të papërgjegjshmërisë së punëtorëve të portit. Sot policia ka njoftuar arrestimin e 3 punonjësve të tjerë në portin e Durrësit, si përgjegjës për mos-sigurimin e ambientit të punës ku humbi jetën 19 vjeçari.

Konkretisht të arrestuar mbetën, Rendi Biçaku me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Nazmi Varaku me funksion manovrator i makinerisë dhe Bledar Troplini me funksion kryemekanik i ofiçinës.

Aksidentet në vendin e punës kanë qenë ndër vite në fokus të Inspektoratit të Punës, kryesisht sektorët e ndërtimi, që raportohet si më problematik.

Theksojmë se 66% të rasteve u përkasin aksidenteve në vendin e punës janë në sektorët si ndërmarrje prodhuese, ndërtim dhe të tjera.