Skip to content
Të Gjitha

U skualifikua për problemet me pasurinë, Apeli Administrativ hedh poshtë KLGJ për gjyqtarin Demollari

· 1 min lexim

 Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, në lidhje me skualifikimin e një gjyqtari.

Bëhet fjalë për Florin Demollarin, i cili kishte mbaruar shkollën e Magjistraturës në 2019-ën dhe priste emërimin.

Në mbledhjen e 12 nëntorit të 2019- KLGJ vendosi të skualifikojë kandidatin, pasi rezultoi se kishte probleme me pasurinë.

Ky vendim u kundërshtua në rrugë gjyqësore nga Demollari, shkruan “Balkanëeb”

Ndërkohë pak ditë më parë gjykata e Apekit Administrativ, shfuqizoi vendimin e KLGJ, duke urdhëruar vijimin e procedurave për emërimin e gjyqtarit.

Ky rast mund t’i hapë rrugë një precedent të rrezikshëm, për magjistratët që nuk kalojnë filtrat e kontrollit.

Mësohet se KLGJ do ta kundërshtojë këtë vendim në Gjykatën e Lartë, në 2020-ën.

Kjo për shkak se Apeli Administrativ ende nuk ka zbardhur vendimin dhe argumentat janë të paqartë.

KLGJ për momentin është e detyruar të zbatojë vendimin dhe të vijojë me procedurat për emërimin e magjistratit.