Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U rrëmbye dhe u dhunua nga i dashuri i saj, rrëfehet gazetarja: Ja si ndodhi gjithçka

14:43 13/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Një nënë e një fëmije, me profesion gazetare, u rrëmbye për disa minuta nga ish-i dashuri i saj, i cili, pasi e futi me forcë në automjet, e goditi atë duke e dhunuar. Një patrullë policie iu vu pas automjetit ku u mbajt për pak minuta gazetarja, teksa ish-i dashuri i saj u përpoq të shpëtonte, duke udhëtuar kundravajtje. Gazetarja kujton në kallëzimin e dorëzuar policisë, se sapo pa një makinë policie në rrugë, ajo u përpoq të devijonte timonin e makinës, si të vetmen mënyrë për të tërhequr vëmendjen e efektivëve. Gazetarja pohon në polici, se është dhunuar e kanosur vazhdimisht nga ish-i dashuri, me inicialet A.K., i cili përfundoi në pranga.

Rrëfimi i gazetares:

“Ky person erdhi poshtë shtëpisë sime dhe po më priste rreth orës 8.30 të mëngjesit. Vura re ish-të dashurin me mjetin e tij, “Toyota Corolla” dhe po më ndiqte pas duke më bërë telefonata të vazhdueshme. Ai kërkoi që unë të qëndroja me të, por unë vazhdova rrugëtimin tim, derisa mbërrita në vendin e punës”.

“Në këtë çast, ai më doli përpara derës së zyrave dhe menjëherë më kapi nga krahu, duke më detyruar me anë të presionit dhe të kërcënimeve, që unë të hipja në makinë”.

“Ky person më mori zvarrë, më hipi në makinë  dhe në një moment, më futi duart në fyt”.

“Ndërkohë unë kërkova ndihmën e banorëve të zonës, por ai vazhdonte të më gjuante në kokë dhe më kërcënonte mua dhe jetën e fëmijës tim”.

“Pasi e arrestuan, policia më këshilloi të shkoja në komisariat të denoncoja. Ky person më ka dhunuar dhe herë tjetër, por ai premtoi se nuk do më shqetësonte më”, ka qenë rrëfimi i gazetares, që është siguruar nga “GazetaSi” pak çaste më parë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: gazetarjarrëfimi

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Basha publikon videon: Ora po afron, në 25 prill të gjithë në kutitë e votimit

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip