Skip to content
Të Gjitha

U prekën nga COVID-19, ministria e Mbrojtjes jep informacion për 3 ushtarët

· 2 min lexim

Tre ushtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, pjesë e KFOR-it në Kosovë, janë prekur nga COVID-19.

Pasi erdhën nga Kosova, ata u shtruan në spitalin Infektiv.

Ministria e Mbrojtjes, bën me dije se nëse personeli ushtarak, përfaqësues i një prej vendeve të NATO-s del pozitiv me COVID-19, duhet të riatdhesohet.

Tre efektivët ndërkohë nuk kanë shfaqur probleme me shëndetin.

Përsa i përket pjesës tjetër të kontigjentit, gëzojnë shëndet të plotë.

“Sipas udhëzimit të NATO, gjatë operacioneve (misioneve), nëse personeli ushtarak, përfaqësues i një prej vendeve anëtare të Aleancës, del pozitiv me COVID-19 duhet riatdhesohet. Nisur nga kjo direktivë e NATO, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura morën  masa për kthimin në atdhe dhe trajtimin e 3 efektivë, sipas protokollit të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale. Nga kontaktet e deritanishme, 3 efektivët nuk kanë shfaqur shenja problematike për shëndetin e tyre. Bëjmë me dije se pjesa tjetër e kontingjentit të  FA misionin KFOR, deri më tani gëzon shëndet të plotë” deklaron Ministria e Mbrojtjes.

Numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 766, në mesin e të cilëve 30 të vdekur dhe 455 të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 16 raste të reja nga 270 testime të kryera.