Skip to content
Të Gjitha

U plagosën pesë persona në një lokal në Elbasan, policia jep detajet:”Ishte konflikt çasti”

· 2 min lexim

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në Elbasan, ku mbetën të plagosur pesë persona.

Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 në lagjen “Visarion Xhuvani”, ku pronari dhe tre djemtë e tij kanë mbetur të plagosur me thikë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një lokal të pronësi të S.Z., 65 vjeç, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur ky i fundit dhe tre djemtë e tij me iniciale R.Z 34-vjeç, Gj.Z 29-vjeç dhe E.Z 37-vjeç  pas një sherri me disa persona të tjerë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë që janë indentifikuar edhe autorët e plagosjes dhe policia është vënë në ndjekje të tyre.

Njoftimi I policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale është bërë e mundur idetifikimi i autorëve dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.