Skip to content
Të Gjitha

U plagos në lokal pas konfliktit të çastit, zbulohet lidhja e 41-vjeçarit me kryebashkiakun e Bulqizës

· 2 min lexim

Një konflikt i çastit degjeneroi në përdorimin e armës së zjarrit, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë.

I plagosur mbeti 41-vjeçari Vangjel Alla, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas “Newsbomb”, i plagosuri është vëllai i kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar me iniciale I.D.

Ky i fundit është një person me precedentë penalë të mëparshëm.

Autori ishte i shoqëruar nga një 24-vjeçar me iniciale D.S. dhe të dy u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Polica ndërkohë është në kërkim të 31-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

Njoftimi i plotë nga policia:

Zbardhet ngjarja e ndodhur gjatë natës ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas

Identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia, 31 vjeçari me precedent kriminal, autori kryesor i ngjarjes, si dhe bashkëpunëtori i tij.

Rreth orës 02.40 në ambjentet e një lokali në qytetin e Bulqizës, gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi V.A,  41 vjeç,  banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspert të Policisë ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent  kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.

Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në  DVP Dibër,  po krehin   zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Vijon puna nga grupi hetimor, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.