Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U konfirmua nga KPK/ Gjyqtarja Blerona Hasa me probleme pasurie, ‘makthi’ i Administratives, vonon proceset…

15:18 17/09/2020
Reading Time: 4 min lexim

Rreth një muaj më parë ajo mori në një mënyrë shumë të dyshimtë konfirmimin në detyrë nga KPK-ja, por aktualisht gjyqtarja Blerona Hasa, anëtare e Gjykatës Administrative të Apelit, është kthyer në një “makth” për proceset gjyqësore që i kalojë asaj.

Edhe më parë performanca e saj në punë ishte e një niveli të ulët, por ajo shquhet për zvarritjen e çështjeve që kalon në shqyrtim, si dhe për mosnxjerrjen e raporteve finale.

“GazetaReforma.com” ka mësuar se kohët e fundit, gjyqtarja Hasa, kishte në shqyrtim edhe çështjen e dhënies së shtetësisë shqiptare ose jo, të shtetasit Eugent Lazaj, pronar i resortit “Adorions Palace” në Maminas të Durrësit.

Ky i fundit u gjend i pajetë si pasojë e një vetëvrasjeje, më 30 korrik të këtij viti, në vilën e tij në Sauk të Tiranës, dhe si pasojë edhe e shtyrjes së procesit në Apelin Administrativ, nuk arriti ta merrte nënshtetësinë shqiptare.

Si e zvarriti Hasa çështjen e Lazajt

Pronari i “Adorions Palace”, kompleksit luksoz në Maminas, rezulton se në vitin 2004, kishte lënë shtetësinë shqiptare pasi ishte pajisur me nënshtetësi gjermane, ku jetonte dhe punonte prej shumë vitesh së bashku me familjen e tij.

Por teksa kaloi disa vite në Gjermani, 37-vjeçari Lazaj, mendoi të kthehej në atdhe për të investuar kursimet e tij, por ndërsa e kishte lëshuar më parë nënshtetësinë, këtë herë ai do të kërkonte nga autoritetet shqiptare të pajisej me leje qëndrimi në vendin e lindjes.

Kërkesa e tij do të miratohej nga ana e instancave përkatëse, që do të pajisnin me leje qëndrimi të përkohshme Lazajn, leje kjo që do të përfundonte më 17 janar 2019.

Nga ky moment, 37-vjeçari do duhej të largohej nga Shqipëria, pasi ndaj tij do lëshohej një urdhër dëbimi, për shkak të skadencës së afatit ligjor të lejes së qëndrimit.

I vënë në këto kushte pronari i kompleksit luksoz “Adorions Palace”, do ta ankimonte këtë vendim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, ku do të kërkonte pajisjen me leje të përhershme dhe heqje të urdhrit të largimit nga vendi i datës 17 janar 2019.

Por këtu me sa duket hasi në një “kockë të fortë” që ishte gjyqtarja Blerona Hasa, e cila jo vetëm mbahej në Gjykatën e Apelit Administrativ për zvarritjet e saj të famshme në çështje shumë të thjeshta, por tani kishte nëpër duar edhe një biznesmen të fuqishëm.

Po pse iu refuzua leja e përhershme biznesmenit?

“GazetaReforma.com” ka mësuar se, shkak për refuzimin e lejes së qëndrimit të përhershme për Eugert Lazajn, janë bërë informacionet që kishin marrë autoritetet shqiptare se, 37-vjeçari dyshohej se kryente aktivitet pastrimi parash.

Burime nga Gjykata e Apelit Administrativ, thanë për “GazetaReforma.com” se, “me sa duket, kjo ka qenë arsyeja e cila ka ‘intriguar’ erdhe gjyqtaren Hasa që të shtyjë procesin e shqyrtimit të kërkesës për nënshtetësi të Lazajt…”.

Eugert Lazaj u gjet i vetëvrarë mëngjesin e së enjtes 30 korrik në vilën e tij në një kompleks luksoz në periferi të kryeqytetit.

Në afërsi të trupit të pajetë u gjet edhe arma e zjarrit me të cilën 37-vjeçari i kishte dhënë fund jetës, ku shkak kryesor dyshohet të jetë bërë gjendja rënduar psikologjike e biznesmenit.

Vonesa të shumta në proceset gjyqësore 2016-2017

Platforma “Gjykata e hapur” që mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore, ka konstatuar vonesa të shumta nga gjyqtarja Blerona Hasa në çështjet gjyqësore të Gjykatës Administrative të Apelit të vitit 2017.

Kjo, edhe pse çështjet që ajo ka pasur në dorë për shqyrtim kanë qenë të pakta. Kështu, ajo ka pasur një ngarkesë pune nën mesataren e çështjeve që duhet të shqyrtonte, sipas kriterit të vendosur nga vetë Gjykata, por ka konsumuar 48 ditë më shumë se sa mesatarja e gjithë GJAA-së, për përfundimin e shqyrtimit gjyqësor gjatë 2017-ës.

Po ashtu, edhe sa i takon afatit të dorëzimit në sekretari të dosjes, rezulton se, Hasa ka tejkaluar afatin ligjor të parashikuar nga GJAA. Në këtë rast, afati ligjor i parashikuar është tejkaluar mesatarisht 1.1 herë.

Ndaj gjyqtares Blerona Hasa janë depozituar 13 denoncime nga publiku në KPK. Denoncuesit pretendojnë se Hasa, kryen rregullisht zvarritje të proceseve dhe në një rast, se ka pasur sjellje jo etike.

Vonesa të tilla janë vënë re edhe në vitin 2016, po nga çështjet që kalonin nëpër duart e gjyqtares Hasa. Megjithatë, gjithë argumentet e mësipërme u hodhën lehtazi poshtë në vetëm një seancë, që i dha Blerona Hasës “pastërtinë” e figurës, duke kaluar procesin e Vettingut në KPK, e ndihmuar edhe nga mikesha e saj, Pamela Qirko, Kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kujtojmë se Qirko është edhe motra e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, por që kjo gjë nuk është marrë parasysh nga organet vëzhguese, si rrezik potencial për futjen e rrënjëve të politikës në procesin e VETING-ut.

/GazetaReforma.com/

 

 

Etiketa: apeliBlerona HasaGjyqtarëPamela Qirko

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para

Ditë të mira për Kosovën! Në 24 orët e fundit regjistrohen vetëm 43 raste të reja me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.