Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U kapën me drogë në 2022, Prokuroria çon në gjyq babë dhe bir për pastrim parash

12:31 09/08/2024
Reading Time: 2 min lexim

Aksioni anti-drogë ka zbuluar veprimtarinë e paligjshme të dy personave, babë e bir në Fier. Arshi dhe Eltjon Hoxhaj, përkatësisht 49 dhe 26 vjeç, do të shkojnë në gjyq pasi akuzohen për pastrim parash. Hetimet ndaj tyre nisën pasi në vitin 2022 në kuadër të operacionit “Kreshpan” u sekuestruan 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 163 bimë narkotike, 2 armë gjahu pa leje, 40.800 euro, 3000 dollarë dhe 2 automjete. Në pranga përfunduan babë e bir, ndërsa në kërkim i shpall djali tjetër i 49-vjeçarit, Damirel Hoxhaj.

Përveç parave dhe mjeteve të sekuestruara në vitin 2022, Prokuroria e Fierit zbuloi se ka pasuri të tjera që nuk justifikohen nga familja. Konkretisht mbi 8,8 mln lekë të reja dhe 6 makina.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM FIER

Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim shtetasit E.H. dhe A.H. për veprën penale të pastrimit të parave

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshsëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit E.H dhe A.H., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 776 të vitit 2023, i regjistruar mbi bazën e të dhënave dhe provave të administruara në funksion të një procedim tjetër penal ndaj shtetasve E.H dhe A.H., për vepra penale në fushën e narkotikëve, rezultoi se të pandehurit nuk kanë pasur burime të ligjshme për të krijuar pasurinë në vlerën 40.800 Euro dhe 3.000 USD, që iu sekuestruan në banesë në të njëjtën datë që iu sekuestrua edhe sasia prej disa kilogram lënde narkotike dhe u gjetën bimë narkotike të kultivuara.

Të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë fshehur ose kryer mbulimin e natyrës së vërtetë dhe burimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

Në funksion të procedimit penal, organi i akuzës ka kryer një verifikim të plotë të veprimeve ekonomike dhe juridike të tyre dhe/ose peronave të lidhur me të, me qëllim evidentimin e pasurive që këto persona zotërojnë/posedojnë, si dhe nëse këta persona kanë pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive. Pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë në zotërim apo posedim të tyre.

Pasuria gjendje e tyre dhe e familjareve rezulton të jetë 6 automjete dhe shuma e parave cash në vlerën totale prej 8.778.866 lekësh, të cilatt nuk justifikohen nga burime të ligjshme të ardhurash. Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimit, subjekti zotëron në emër të tij (në mënyrë të drejtpërdrejtë) dhe të familjarve të tij, pasuri që nuk justifikohen në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtaritë e ligjshme të deklaruara dhe që nuk përligjen prej tyre.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Arshi HoxhajEltjon Hoxhaj

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Covid-19, tani viroza kryesore, shton urgjencat në pavijonet e pediatrisë

Covid-19, tani viroza kryesore, shton urgjencat në pavijonet e pediatrisë

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip