Skip to content
Bota

U kapën me 30 mijë euro heroinë të pastër, shqiptarët bien në pranga

· 1 min lexim

Policia e Parmas ka goditur një rast të shpërndarjes së heroinës në qytet.

Agjentët e anti-drogës kanë arrestuar dy shqiptarë, të cilët furnizonin shpërndarësit e vegjel të drogës.

Shqiptarët 39 dhe 35 vjeç, janë arrestuar dhe ndodhen në burg tashmë.

Njëri prej tyre u ndalua teksa po ecte në këmbë dhe ishte bërë gati që të shpërndante lëndën narkotike.

Pas kontrollit trupor, agjentët kontrolluar edhe shtëpinë e tij, në brendësi të së cilës gjetën dy pako me heroinë të pastër.

Sipas autoriteteve italiane, nëse droga do të kishte dalë në treg, do të kapte vlerën e 30 mijë eurove.

Gjatë kontrolleve policia gjeti 700 gr heroinë, gjysmë kile përzierës, një peshore dhe 600 euro të holla.