Skip to content
Të Gjitha

U kap në flagrancë duke vjedhur brenda në shtëpinë e emigrantit, arrestohet i riu në Shkodër

· 2 min lexim

Një i ri është arrestuar nga policia e Shkodrës për vjedhje.

Në pranga ka rënë 21-vjeçati me inciale A.M., banues në fshatin Bërdicë e Madhe në Shkodër.

Ai u kap në flagrancë, duke vjedhur në banesën e shtetasit M.L. 43 vjeç në lagjen Qafkurtinë.

Pronari i shtëpisë aktualisht nuk ndodhet në shtëpi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bluze e zezë, që i riu e mbante si kapuç, një levë dhe një palë doreza.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës, Shkodër

Parandalohet vjedhja e një banese, arrestohet në flagrancë një shtetas, falë telefonatës nga qytetarët.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, falë bashkëpunimit me qytetarët, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 21 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Madhe, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Qafkurtinë, fshati Bushat, Vau i Dejës, u kap duke tentuar të vjedhë banesën e shtetasit M. L., 43 vjeç, i cili ndodhet jashtë shtetit.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan një bluzë e zezë, e sajuar si kapuç që mbante në kokë, një palë doreza që mbante në duar dhe një levë hekuri që kishte përdorur për të hapur me thyerje derën e banesës.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Shkodrës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”.