Skip to content
Bota

U infektua me Covid-19, shtrohet në spital Silvio Berlusconi

· 1 min lexim

Ish-kryeministri i Italisë dhe ish-presidenti i ekipit të Milanit, Silvio Berlusconi, dy ditë pasi u infektua me Covid-19, është shtruar në spital pasi gjendja e tij është përkeqësuar.

Berlusconi mësohet se është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano. Sipas mediave italiane ish-kryeministri 83-vjeçar ka patur vështirësi në frymëmarrje, por nuk ka shkuar në kujdes intensiv.

Përveç Berlusconit është infektuar edhe bashkëshortja e tij, 30-vjeçarja Marta Fascina si dhe dy fëmijët e tij, Luigi dhe Barbara Berlusconi.

Senatori i Forza Italia, Licia Ronzulli, tha në Rai 3 se: “Berlusconi kaloi natën në spital, ai u shtrua mbrëmjen e djeshme. Ai e kaloi natën mirë, një vizitë në spital ​​ishte e nevojshme për të monitoruar progresin e Covid-19″, ka thënë Ronzulli.