Skip to content
Aktualitet

U gjet në korridorin e spitalit pa ndjenja, ndërron jetë anestezisti 46-vjeçar në Tiranë

· 1 min lexim

Gjatë mëngjesit të sotëm, policia ka raportuar se në hollin e një spitali privat në Tiranë, është gjetur pa shenja jete një person.

Mësohet se personi i cili ka ndërruar jetë, është ndihmës anestezisti 46-vjeçar i këtij spitali.

Bëhet me dije se nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se është një vdekje natyrale.

Ndërkohë grupi hetimor dhe policia kanë shkuar në vendndgjarje dhe po punojnë për zbardhejn e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.09.2020, rreth orës  08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.