Skip to content
Aktualitet

U gjet i vdekur në burgun e Peqinit, familjarët e Mëhillajt: Mund ta kenë helmuar

· 1 min lexim

Ditën e sotme është bërë me dije se Andon Mëhillaj, anëtar i bandës së Julian Sinanaj, u gjet i vdekur në burgun e Peqinit.

Mëhillaj ka pasur rol ekzekutues (vrasës me pagesë) si dhe rol negociatori në bandën e Sinanajt. Mësohet se Mëhillaj është gjetur i pajetë dje, por mendohet që të ketë vdekur dy ditë më parë (e shtunë 1 shkurt).

Familja e viktimës ka hedhur dyshime të forta pas vdekjes së të afërmit të tyre. Ata kanë dyshime se i riu nga Vlora mund të jetë helmuar në burg.

Madje lajmi për vdekjen e Mëhillajt ka shkaktuar edhe një revoltë tek të burgosurit. Paraprakisht thuhet se ai është vetëvarur në kushte depresive, si dhe merrte ilaçe.

Ai ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm për disa akte kriminale.