Skip to content
Aktualitet

U fut në det për t’u larë, humb jetën e moshuara

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Vlorës. Një pushuese e moshuar ka humbur jetën pasi është futur në det për t’u larë.

Mendohet se shkak për humbjen e jetës është bërë një arrest kardiak. Sipas informacioneve të para, ngjarja është regjistruar pranë zonës së “Ujit të Ftohtë”.

Identiteti i viktimës ende nuk është bërë me dije. Dyshohet se është rreth të 70-ave. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.