Skip to content
Të Gjitha

U dërgua te Infektivi, e gjithë familja e të moshuarit nga Zall-Bastari me COVID-19

· 1 min lexim

Ditën e sotme kurba e COVID-19 pësoi një ngjitje të fortë, pasi u shënuan 17 raste të reja.

Harta e të prekurve u zgjerua në Tiranë me 9 raste, 5 në Krujë dhe 3 në Kamëz.

Në mesin e të prekurve në Tiranë është edhe një i moshuar nga Zall Bastari i cili u dërgua në spitalin Infektiv.

Mësohet se i moshuari ka gjithë familjen të infektuar.

Ndërkohë ka nisur edhe analiza serolologjike për stafin mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 820.

Që nga fillimi i epidemisë, janë shëruar 70% e pacientëve, ndërsa aktiv janë vetëm 229.

Në dy spitalet COVID po marrin shërbim 38 pacientë, 8 prej të cilëve në terapi intensive.