Policia e Tiranës ka zbuluar një automjet të parkuar në zonën e Saukut, ku u zbuluan një pistoletë dhe një automatik me krehra, si dhe një sasi municioni luftarak, gjithashtu u gjet një bllokues valësh brenda mjetit. Automjeti ishte në kërkim të Eljo Hatos. Pas hetimeve, u zbulua se ky automjet është në pronësi të Emiljano Ninës, kushërit të të shumëkërkuarit në drejtësi dhe ish-kreut të lojërave të fatit në vend, Ervis Martinaj. Martinaj aktualisht ndodhet në paraburgim në Tiranë, ndërsa dyshohet se automjeti është përdorur nga shtetasi Olsi Gjoshi. Autoritetet kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për shtetasin E.N., dhe po punojnë për kapjen e shtetasit O.Gj.
Rama rrëmben Kaninën: 834 hektarë tokë kullotë i kalojnë oligarkëve, fshatarët zhduken nga harta
Kanina, dikur një nga zonat më të gjalla blegtorale në jug të vendit, po fshihet nga harta me firmën e...