Skip to content
Të Gjitha

U bë e famshme nga videot në “TikTok”, çfarë vendosi KPK për Enkeleda Kapedanin

· 2 min lexim

Gjyqtarja e famshme e “TikTok-ut”, Enkeleda Kapedani është shkarkuar nga detyra.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin për të shkarkuar  nga detyra , gjyqtaren e Elbasanit Enkeleda Kapedani.

Kujtojmë se Enkeleda Kapedani pushtoi rrjetet sociale, pas publikimit të disa videove që ajo hidhte në Tik Tok, ndërsa sfilonte në zyrën e saj.

Kapedani asokohe pranoi shkeljen disiplinore dhe shprehu pendesë për veprimet e saj brenda institucionit të gjykatës, ndërkohë ILD vendosi ta pezullojë atë nga detyra për 6 muaj, ku Kapedani do të merrte një pagë minimale.

Pak për Enkeleda Kapedanin:

E shpallur “Miss Shqipëria” në konkursin e bukurisë në vitin 2003, Enkeleda Kapedani vendosi të studionte për drejtësi. Më pas përfundoi Shkollën e Magjistraturës, profil gjyqtar dhe pasi përfundoi stazhin nisi rrugëtimin e saj në sistemin e drejtësisë.

Në vitin 2015, ajo u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në detyrën e gjyqtares në gjykatën e Elbasanit.

Vlen të përmendim se përgjatë karrierës së saj profesionale, emri i Kapedanit bëri bujë në media kur firmosi lirimin me kusht të Viktor Imerit, e bandës së Gaxhait, por asokohe nuk pati reagime të forta institucionale. Por ndërsa pritej të kontrollohej vendimmarrja e saj, zonja Kapedani u ngrit në detyrë.

Në shtator 2020, mbledhja e gjyqtareve e zgjodhi nënkryetare në detyrë, ndërkohë që nuk e kaloi vettingun.