Skip to content
Të Gjitha

U arrestua nga policia serbe në Merdare, Behxhet Pacolli kërkon lirimin e shtetasit kosovar

· 2 min lexim

Policia serbe arrestoi në kufirin e Merdarës shtetasin Nezir Mehmetaj.

Shkak për arsyen e ndalimit është fakti se ai gjendet në listën e personave të ndaluar.

Që prej arrestimit atij i është konfiskuar telefoni dhe nuk ka pasur kontakt me familjarët.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli.

Ky i fundit është shprehur se Serbia nuk mund të pengojë lëvizjen e lirë të njerëzve.

Sipas tij, arrestimi është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit.

Pacolli ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Mehmetajt.

Reagimi i plotë i Behgjet Pacollit:

Ne e dënojmë arrestimin e shtetasit kosovar Nezir Mehmetaj nga policia serbe dhe bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij. Zyra jonë e ndërlidhjes në Beograd është aktive dhe do të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e Nezirit.

Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe menjëherë të ndalojë me përndjekjet politike. Kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Brukseli, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve.