Skip to content
Të Gjitha

U arrestua nga policia për dy bukë, flet stomatologu: Polici më tha me atë kartë shko fshi b*****

· 2 min lexim

Një 32-vjeçar stomatolog, u arrestua nga policia ditën e enjte, pasi u kap jashtë orarit të lëvizjes.

Arbër Stefa kishte dalë për të blerë dy bukë, por është përballur me patrullat e policisë.

Pas debatit me punonjësit e policisë, stomatologut i janë vënë prangat dhe është dërguar në komisariat, ndërsa ditën e sotme ndërkohë, gjykata e ka lënë të lirë.

Stomatologu në intervistë për mediat, tregon se e kishte marrë lejen për orarin 9 me 11, por për shkak të punëve, ishte detyruar të dilte pak më vonë.

Më pas ai ka sqaruar edhe konfliktin me policinë, të cilës i ka kërkuar që të mbajë distancë, por efektivët i janë përgjigjur egërsisht.

Sipas stomatologut, polici më i ri në moshë, i ka thënë: “Me atë kartë shko në hale dhe fshi b*****, në momentin që i ka treguar kartën e urdhërit të mjekut.

Në momentin që është përpjekur të filmojë ngjarjen, i riu thotë se efektivët i kanë marrë telefonin dhe pa i prerë një fletë gjobe kanë thërritur patrullën për ta shoqëruar.

Më pas e kanë future në paraburgim dhe vetëm në orën 10:00 i kanë dhënë të drejtën e telefonatës.