Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Turqia po bashkëpunon me Ukrainën për sistemin e dronëve, shqetësohet Rusia

13:46 05/05/2021
Reading Time: 5 min lexim

Roli që Turqia ka pasur në luftën e Nagorno–Karabakh ka qenë vendimtare, siç e demonstron rezoluta e mbledhjes së Këshillit Turk që është mbajtur më 31 mars. Në këtë kontekst, 5 shtetet anëtare (Turqi, Azerbajxhan, Kazakistan, Kirigizistan dhe Yzbekistan) kanë vendosur t’i vendosin një emër domethënës koalicionit, domethënë atë të “Shteteve të Bashkuara të Botës Turke”, dhe e kanë vendosur qytetin kazakas të Turkistanit kryeqytetin shpirtëror e aleancës pesëshe të krijuar nga Këshilli Turk.

Kjo nënkupton se projektimi i fuqisë turke edhe në këtë kontekst po shfaqet në mënyrë gjithnjë e më të qartë dhe është një projektim fuqie që sigurisht kontribuon në frenimin dhe kufizimin e asaj ruse. Një shembull tjetër, po aq i qartë, sesi Turqia nga njëra anë po bashkëpunon me Rusinë, por nga ana tjetër po kërkon edhe t’ia kufizojë gjithnjë e më shumë influencën, jepet nga bashkëpunimi i realizuar me Ukrainën.

Gjatë vizitës së tij në Turqi më 2 dhjetor të 2020, ministri i Jashtëm ukrainas Kuleba Dmytro nuk është munduar që t’i fshehë pritshmëritë e Kievit ndaj Ankarasë. Ka thënë se vendi i tij pret që Ankaraja të marrë “një rol lidershipi” në konfliktin e Krimesë, duke nënvizuar lidhjet historike me Turqinë, e cila ishte pjesë e Perandorisë Omane deri në shekullin e XVIII. Marrëdhëniet gjithnjë e më të mlitarizuara midis Anakarasë dhe Kievit bëjnë që pashmangshmërisht Turqia të jetë më e përfshirë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

Konflikti ka qenë një katalizator për t’i rritur lidhjet e mbrojtjes midis Ankarasë dhe Kievit. Disa e konsiderojnë këtë bashkëpunim edhe si një mënyrë për Ankaranë që t’i ushtrojë presion Moskës mu në oborrin e saj si një raprezalje ndaj përpjekjeve ruse të prirura ndaj ridimensionimit të rolit të Turqisë në luftërat në Libi e Siri, ku Ankaraja dhe Moska mbështesin grupet rivale.

Bazat për bashkëpunimin e avancuar ushtaral midis dy vendeve janë hedhur nga një seri marrëveshjesh ushtarake në vitin 2015 nën presidencën e Petro Poroshenko, i cili ishte në favor të ndërhyrjes ushtarake për trajtimin e separatistëve të mbështetur në Donbass nga Rusia. Ukraina ka blerë 6 dronë TB2 në vitin 2018 bashkë me 3 terminale të dhëna në tokë dhe 200 raketa me precizion të lartë me një kontratë 69 milion dollarëshe.

Megjithëse pasuesi i Poroshenko, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka mbështetur një zgjidhje politike nëpërmjet dialogut me Rusinë, Kievi ka vazhduar ta promovojë bashkëpunimin ushtarak me Ankaranë, me një seri të re marrëveshjesh bashkëpunimi ushtarak të firmosura midis të dy vendeve në 2019 dhe në 2020. Të dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak e financiar më 3 shkurt dhe një marrëveshje kuadër më 16 tetor gjatë vizitës së Zelenskyj në Turqi. Në nëntorin e 2020, kreu i forcave të armatosura Ruslan Khomchak ka njoftuar se Kievi po vlerësonte blerjen e 5 dronëve të tjerë Bayraktar më 2021.

Kievi ka siguruar edhe 12 motorë turboelikë AI-450T për dronët turq Akinci në 2 vitet e fundit. Veç kësaj, prodhuesi i mbrojtjes shtetërore ukrainase dhe turkja Baykar Makina, prodhuesi i dronëve Akinci e Bayraktar, kanë vendosur të formojnë një joint venture që do t’i mundësojë Ukrainës të prodhojë në mënyrë autonome deri në 48 dronë luftarakë Bayraktar TB2. Shumë besojnë se projekti mund ta ndihmojë Turqinë të anashkalojë sanksionet e mundshme perëndimore lidhur me shitjen e armëve.

Ushtria ukrainase i ka testuar për herë të parë dronët TB2 në Khmelnytsky kundër separatistëve prorusë në marsin e 2019. Grupet proruse kanë pohuar në atë kohë se dronët qenë lënë menjanë për shkak të komplikacioneve teknike.

Megjithatë, pas suksesit të tyre në konfliktin e Libisë, Sirisë dhe Nagorno – Karabakh, dronët TB2 duket se janë në qendër të strategjisë ushtarake ukrainase. Faktikisht, komandanti i Aeronautikës Ushtarake turke e ka vizituar Kievnin në fillim të nëntorit për të diskutuar mënyrat e forcimit të bahskëpunimit lidhur me dronët TB2 dhe formimin e operatorëve të dronëve me homologët e tyre ukrainas.

Më 19 nëntor, Ukraina ka dërguar TB2 në bazën ajrore të Kramatorsk për testime të mëtejshme. Më 27 nëntor, ushtria ukrainase ka kryer një manovër ushtarake afër Detit Azov për të testuar kapacitetin e rikonjicionit dhe shënjestrës së dronëve. Disa njoftime e japin për të sigurtë se dronët janë dërguar edhe në fluturime rikonjicioni afër me Krimenë më 23 nëntor. Deri në këtë moment, megjithëse në pika të përgjithshme, kemi diskutuar për politikën e fuqisë që Turqia po avancon, por nuk kemi nënvizuar kurrrë rolin që dronët turq kanë në konkretizimin e kësaj politike.

Këta dronë, të përshkruar nga turqit si mishërim i “një kthese gjeopolitike” apo si spaleta të “një doktrine ushtarake krejtësisht të re e pahasur kurrë më parë në botë” gjithësesi meritojnë një rivlerësim më të matur. Mbesin mjete fluturimi të lehta me një kapacitet ngarkese të ulët, idealë për të garantuar një prani permanente në teatra që e lejojnë, por janë jashtëzakonisht vulnerabël ndaj mjeteve të aviacionit dhe luftës elektronike.

Paraqitjet e dronit TB-2 mund të shpjegohen më mirë nga integrimi i tij në një strukturë force alternative – asaj të modelit turk të kundërguerriljes kundër kurdëve – ku shërben si shumëfishues. Dronët TB-2 dhe, në masë më të vogël, ato Anka, do të ishin përgjegjës gjatë operacionit Peace Spring, i realizuar në Idlib Reduced nga 25 shkurti më 6 mars 2020, për pjesën më të madhe të humbjeve të pësuara nga sauditët.

Atyre i shkon edhe merita e përmbysjes aktuale të situatës në Libi. Këta dispozitivë duken edhe në gjendje të kundërshtojnë sistemet moderne e mbrojtjes ajrore si Pantsir S-1 të prodhimit rus në Siri e Libi. Ky sukses ka qenë edhe më i konsiderueshëm duke qenë se Turqia është një operator relativisht i vonshëm i dronëve ushtarakë që deri më tani kishte hasur vështirësi të mëdha në blerjen, në mos për prodhimin, e këtyre sistemeve prej eksportimeve të kufizuara nga traktatet ndërkombëtare dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Zhvillimi i dronëve në Turqi është parasëgjithash një histori frustrimi prej varësisë së saj nga jashtë në luftën kundër kurdëve. Të zhvilluara në nivel kombëtar me dy shpejtësi midis kompanisë shtetërore TAI (Turkish Arospace Industries) dhe një start up të drejtuar nga një i ri ambicioz, Selcuk Bayraktar, faktikisht Ankarasë i është dashur të ndeshet në vitet 2000 me refuzimin amerikan për të eksportuar dronët e tyre Reaper e Predator dhe me vullnetin e keq izraelian që ka akumuluar vështirësitë dhe vonesat e dorëzimit të dronëve Herons të porositur më 2006.

Faktikisht, TB-2 vuan nga një shpejtësi shumë e ulët (130 km/orë), një ngarkesë e mbajtur prej vetëm 55 kg dhe një autonomi e kufizuar prej 150 km. Si i tillë, TB-2 ka mundësi që përfaqëson vetëm në një dispozitiv tranzicioni për forcat turke për t’u zëvendësuar me shpejtësi me një evolucion të ardhshëm të tij, kurse Akinci është zhvilluar në bashkëpunim me prodhuesin ukrain të motorave Ukrspecexport me në total prej 24 dronësh në 2021.

Karakteristikat e njoftuara – të arrijë rrezen prej 600 km, të jetë në gjendje të navigojë nëpërmjet satelitit (SATCOM) duke transportuar deri në 1.3 ton armë — duken më shumë si korrigjime sesa si një ndryshim i vërtetë në dizajn apo në rolin e aparatit. Pas asnjë rritje të dukshme shpejtësie, Akinci duhet të jetë versioni i rëndë i TB-2. Ky difekt dhe mungesa e pakapshmërisë mund ta kufizojnë fuqimisht potencialin e tij luftarak dhe, për pasojë, afirmimin e fuqisë që Ankaraja synon të arrijë./Geopoliticus

Etiketa: Rusiturqiukraine

Të lidhura

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

Bashkimi Evropian ka dalë në mbështetje të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pas vendimit të administratës amerikane për të sanksionuar katër gjyqtarë...

18:40 06/06/2025
I preu kokën dhe i dogji trupin, vrasësi i eskortës rumune sulmohet në burg
Bota

I preu kokën dhe i dogji trupin, vrasësi i eskortës rumune sulmohet në burg

Vasile Frumuzache, 32-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Denisa Maria Adas dhe i dyshuar për një tjetër krim të rëndë...

17:49 06/06/2025
Para
“Votat u shitën për 100 euro, kemi fakte”, Alibeaj flet nga selia e Partisë Demokratike

"Votat u shitën për 100 euro, kemi fakte", Alibeaj flet nga selia e Partisë Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.