Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Turizmi në paterica! Nga veriu në jug: Si po falimentojnë hotelet dhe agjensitë turistike

16:49 18/06/2020
Reading Time: 4 min lexim

Ndonëse turizmi shihet si motori i ekonomisë së vendit tonë, duket se ai ka ende shumë probleme dhe goditja që ka marrë nga pandemia ka qenë vendimtare.

Nga veriu në jug, ky sektor tashmë ka si synim vetëm mbijetesën, teksa politikat e qeverisë duket se po ia vështirësojnë edhe më shumë këtë gjë.

Ja si paraqitet situata në disa nga vendet kyçe turistike

Korça

Shumë qytete nga pandemia duket se e kanë humbur shkëlqimin e tyre dhe në këtë listë përfshihet edhe Korça.

Të parët që u ndeshën me krizën e pandemisë ishin hotelet, të cilët janë përballur me një anulim masiv të rezervimeve, që sipas tyre e kanë kaluar masën 80%.

“Top Story” ka sjellë mbrëmjen e djeshme një dokumentar dedikuar pikërisht problmeve të shumta që ka turizmi shqiptar, që tashmë ka marrë të tatpjetën.

“Fillimisht kjo nisi me anulimet e të gjitha grupeve që ne kishim. Mund të them pa ekzagjerim se një ditë kam pasur katër ose pesë e-mail të cilat kërkonin anulimet e grupeve të qershor, korrik gusht. Anulime që vazhdojnë edhe sot”, thotë Eriketa Koçollari, menaxhere hoteli në Korçë.

Në kushtet kur duhet të paguheshin të gjitha detyrimet ndaj shtetit dhe nuk kishte as klientë, duhet të reduktohej stafi.

“Fillimisht ne jemi munduar të mbajmë stafin në punë por kur pamë që nuk po vinte më njeri e reduktuam atë. Dua të them që ne po punojmë me një staf shumë të reduktuar”, thotë Eriketa Koçollari, një tjetër menaxhere hoteli në Korçë.

Leskoviku

E jo pak është prekur edhe agroturizmi, ndonëse është zhvilluar ndjeshëm kohët e fundit

Në Leskovik, shumica e produkteve bio që prodhohet gjatë viti, po prishet.

Ndonëse  virusi nuk arriti të depërtojë në këtë zonë, ai ka shkaktuar dëme të mëdha  ekonomike, teksa vendi nuk ka më fluksin e turistëve që ka patur, madje nuk sheh fare turistë në rrugë.

“Duke qenë se jemi një biznes i vogël që çdo ditë rritemi me ato që kursejmë gjatë vitit nuk është se kemi shumë rezerva që të mbijetojmë. Mbijetuam ato ditë që ishim të izoluar por tani duhet një farë mbështetje. Taksat nuk janë shtyrë për sivvjet. Çdo gjë është paguar dhe bile janë paguar brenda datave dhe pse nuk kishim mundësi të lëviznim”, thotë Jonida Hëna, administratore bujtine, Kolonjë.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë, është fakti se çuditërisht në këtë kohë pandemie është shtuar edhe një taksë për turizmin, që duhet të paguhet nga çdo banor i Kolonjës.

Ndërkohë që pushteti vendor nuk ka rregulluar as rrugën në mënyrë që të lehtësojë ardhjen e turistëve.

“Mund të them që sivjet janë edhe disa taksa të reja. Taksa e turizmit përshembull është taksë e re që e paguajmë si ne siç do fshatar i Kolonjës”, thotë Jonida Hëna, Administratore Bujtine, Kolonjë.

Valbonë, Theth

Edhe në veri të Shqipërisë, këtë vit bujtinat nuk do të punësojnë njerëz dhe do të jenë pronarët ata që do të mbajnë punën.

“Ato kanë mëdyshjen që nëse deri dje kishin 5-10 persona në staf, sot ato do munden ti përballojnë këto pak rezervime dhe atë pak punë me pjestarët e familjes”, thotë Aida Gjeçaj, udhërrëfyese turistike kombëtar.

Mesatarisht një bujtinë që është në gjendje pune ka shpenzime mujore mbi 6 milionë lekë të vjetra dhe për të kompensuar shpenzimet, ata duhet të kenë deri në 10 turistë të huaj çdo ditë, përgjatë sezonit turistik.

Durrës

Nga ana tjetër, gjendja është edhe më serioze në Durrës, i cili është dyfish i goditur, pasi dëmi që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit ende ndihet dhe kjo reflektohen edhe në mungesën e turistëve.

Tërmeti shkaktoi dëme në njerëz dhe në ekonominë e qytetit.

“Tërmeti nuk goditi vetëm atë zonë dhe ato hotele. Për mendimin tim goditi imazhin e ndërtimeve hotelier në Shqipëri. Goditi imazhin e një turizmi që ka edhe problem sizmike të cilat ndoshta nuk duheshin vetëm riparuar apo suvatuar krisjet por do të duhej hyrë më në thellësi”, thotë Besnik Vathi, operator turistik, Tiranë

Shumë biznese edhe pse janë hapur nuk kanë klientë dhe kjo i bënë që të ndihen në dilemë se çfarë do të ndodhë me vazhdimësinë e tyre.

Që një strukturë akomoduese të jetë gati për sezonin duhet që të hapet të paktën 45 ditë më parë.

Kjo do të thotë që duhet të paguaj punonjësit, taksat si dhe të bëjë investime pa ditur nëse do të ketë të ardhura.

Dhërmi, Himarë

Dëmi ekonomik i bizneseve është rritur duke qenë se këtë vit njerëzit nuk po i frekuentojnë vendet bregdetare, teksa disa biznese si klubet e natës këtë vit nuk do të hapen.

Kjo ka detyruar pronarët që të ndryshojnë profilin e biznesit të tyre, ta modifikojnë në restorant, teksa bizneset vijojnë të punojnë me staf të reduktuar.

Për të përdorur plazhet për pushuesit, hotelet duhet të aplikojnë në portalin e-Albania dhe procedura do 12 ditë që të përfundojë.

Kjo ka bërë që plazhet të vijojnë të mbeten bosh nga frika se ndoshta gjobiten.

Fakt mbetet që turizmi këtë vit do të punojë me kapacitet të reduktur, çmimet mund të ulen por përsëri familjet nuk do të kenë mundësi të pushojnë.

Askush këtë vit nuk mendon që të sigurojë fitime nga turizmi por thjesht të mbijetojë dhe të ketë sa më pak humbje.

Skenarët e mundshëm për turizëm këtë vit janë: Turizmi i brendshëm, turizmi rajonal dhe ai pa kufizime.

Të lidhura

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike
Kryesore

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Në protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”, mes pjesëmarrësve u vu re edhe Alma...

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?
Aktualitet

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport fillestar mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e procesit të votimit, duke u bazuar...

18:36 16/05/2025
Para

“Ditën sulmon sipërmarrësit, natën firmos kontrata”! Balla akuza ndaj Bashës: Gjykata zbuloi skemën e haraçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

18:16 16/05/2025
Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

18:01 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.