Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Tubim më 2 mars”! Paralajmërime, mesazhe të koduara dhe pasqyrimi në mediat e huaja, Meta ‘lëviz ujërat’

21:08 19/02/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme në një konferencë për mediat, presidenti Ilir Meta i bëri thirrje popullit që më 2 mars të dalë në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë për të lidhur besën për të shpartalluar atë që e quan grusht shteti.

Ai theksoi se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit dhe pas deklaratës postoi në Facebook posterin me shkrimin: “Më 2 mars besëlidhje kundër grushtit të shtetit.”

Kjo thirrje e Metës është shoqëruar me reagime të shumta, ku i menjëhershëm ka qenë përgjigja nga mazhoranca dhe i pari foli ministrit i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ai e cilësonte thirrjen e Presidentit Ilir Meta për tubim më 2 mars si një “çrregullim i skajshëm i tij”, ndërsa theksonte se ka ardhur koha për të kornizuar me ligj funksionet e Presidentit.

Por, nuk vonoi përgjigja e Presidencës, pasi me anë të një statusi në Facebook, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, i kërkoi ministrit Lleshaj të qetësohet, pasi sipas tij, rendin më 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin.

“Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit? Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!”, shkruan Blushi.

Pas Lleshajt, në Twitter erdhi një reagim nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila shkruan se ligjet dhe amendimet që janë miratuar, kanë pasur konsensusin e SHBA-ve dhe të BE-së, teksa shton se agresioni ndaj Elisa Spiropalit nuk meriton koment, por mëshirë.”

Por, si duket, deklarata e presidentit vuri në lëvizje mazhorancën, pasi menjëherë pas ministrave reagoi deputeti Ulsi Manja, i cili i bëri thirrje Metës të gjente gjuhën e bashkëpunimit.

“Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin! Gjeni gjuhën e bashkëpunimit sa më parë se mirë u bëtë gazi i botës, po po e bëni edhe Shqipërinë gazin e botës!Ju lutem, takohuni dhe ulni gjakrat, mos u kacafytni brenda të njëjtës kokë”, shkruan Manja në Facebook.

‘Ping-pongu’ mes qeverisë dhe Presidencës vijoi më tej, pasi Tedi Blushi reagoi sërish në Facebook, duke paralajmëruar fakte edhe më tronditëse se dosja “184” e vjedhjes së votave në Dibër.

Zëdhënësi i Metës fton deputetin socialist, Ulsi Manja, të cilin e cilëson si zëdhënës të dosjes së Dibrës, të marrë nesër pjesë në konferencën për shtyp të Presidentit Meta.

“Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformës në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot. Me qetësi dhe drejtësi!
Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184. Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!”

Gjithashtu, deklarata e bujshme e presidentit Ilir Meta për protesta kundër të ashtuquajturit “grusht shteti” nga maxhoranca socialiste është reflektuar gjerësisht në mediat botërore sot pasdite.

New York Times, britanikja Independent, BBC, media të tjera perëndimore si dhe ato serbe e ruse në anglisht kanë pasqyruar zhvillimin me një sens urgjence.

“Presidenti shqiptar bën thirrje për përmbysjen e qeverisë”, “Presidenti kërkon përmbysjen e qeverisë për shkelje të kushtetutës”, “Presidenti cakton 2 marsit për përmbysjen e qeverisë së majtë”, ishin disa nga titujt.

Ndërkohë, kryeministri Rama nuk ka bërë ende asnjë reagim.

Etiketa: ilir meta. etilda gjonajSander Lleshajtedi bludhitubim me dy marsulsi manja

Të tjera

Ndërprerje totale e energjisë në “Air Albania”, Vllaznia fiton ndaj Dinamos pas 40 minutash kaos
Aktualitet

Ndërprerje totale e energjisë në “Air Albania”, Vllaznia fiton ndaj Dinamos pas 40 minutash kaos

Fitorja 2–0 e Vllaznisë ndaj Dinamos në stadiumin “Air Albania” u shoqërua nga një problem serioz organizativ, pas ndërprerjes së plotë...

23:32 19/01/2026
Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë
Kryesore

Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë

Nga Andi Bushati Për pak orë fërkum sytë duke kujtuar se po rishikonim të njëjtin film, me të njëjtin protagonist,...

20:43 19/01/2026
Para

3 mijë rrënjë marijuane, dy qentë zbulojnë serën e shqiptarëve në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërprerje totale e energjisë në “Air Albania”, Vllaznia fiton ndaj Dinamos pas 40 minutash kaos

Ndërprerje totale e energjisë në “Air Albania”, Vllaznia fiton ndaj Dinamos pas 40 minutash kaos

23:32 19/01/2026
Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë

Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë

20:43 19/01/2026
Eksportet në rënie për të tretin vit radhazi, euro po i mbyt prodhuesit

Eksportet në rënie për të tretin vit radhazi, euro po i mbyt prodhuesit

20:28 19/01/2026
Boom i makinave elektrike në Shqipëri, rekord regjistrimesh në 2025

Boom i makinave elektrike në Shqipëri, rekord regjistrimesh në 2025

20:10 19/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.