Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Trump sinjalizon ulje të tarifave për Kinën

08:13 23/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka sinjalizuar një zbutje të mundshme të qëndrimit të tij në përplasjen tregtare me Kinën, duke deklaruar se tarifat e vendosura ndaj produkteve kineze do të bien ndjeshëm, por nuk do të eliminohen plotësisht.

Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, Trump e cilësoi nivelin aktual të tarifave si të papërballueshëm.

“145% është shumë. Do të bjerë ndjeshëm, por nuk do të jetë zero,” tha ai, duke ndryshuar tonin pas një periudhe tensionesh të larta me Pekinin.

Deklaratat e tij erdhën pas komenteve të Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, në një konferencë të organizuar nga JP Morgan Chase, ku ai kritikoi përshkallëzimin e konfliktit dhe ndikimin e tij negativ në shkëmbimet ekonomike mes dy fuqive.

Bessent parashikoi një zbutje të afërt të tensioneve dhe theksoi se objektivi nuk është shkëputja, por rivendosja e një ekuilibri në marrëdhëniet tregtare.

Këto sinjale të reja u reflektuan menjëherë në tregjet financiare, indekset kryesore në Wall Street shënuan rritje, ndërsa bursat aziatike u përfshinë nga optimizmi  Hang Seng u rrit me 2.5%, Nikkei 225 me 2%, dhe Kospi me 1.5%.

Në sfondin e kësaj zbutjeje të retorikës, përballja mes dy vendeve ka vijuar me shkëmbim masash ndëshkuese. SHBA ka rritur ndjeshëm tarifat për produktet kineze, ndërsa Kina ka reaguar me tarifa deri në 125% për mallrat amerikane dhe masa të tjera hakmarrëse, përfshirë ndalimin e disa kompanive amerikane dhe kufizime ndaj eksporteve të mineraleve strategjike.

Sektorë të ndjeshëm amerikanë si kinematografia dhe aviacioni janë goditur veçanërisht: filmat e Hollivudit janë larguar nga repertori kinez, ndërsa avionë të kompanisë Boeing janë kthyer pas në SHBA.

Megjithatë, Trump ka mbajtur një qasje më personale ndaj homologut të tij kinez, Xi Jinping.

“Kam një marrëdhënie të mirë me Xi,” tha ai, duke lënë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje. Kur u pyet nëse pandemia do të përmendej në tryezën e bisedimeve, ai tha se “do të jemi shumë të mirë edhe ata do të jenë shumë të mirë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Pekini, nga ana e tij, ka theksuar se është i gatshëm për bisedime, por vetëm mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë. Një burim i afërt me qeverinë kineze bëri të ditur se autoritetet në Kinë janë të shqetësuara për mungesën e qartësisë në komunikim nga pala amerikane.

Reagime të ashpra ka pasur edhe ndaj disa deklaratave të zyrtarëve amerikanë, përfshirë nënpresidentin JD Vance, të cilat janë konsideruar fyese nga publiku dhe mediat kineze.

Etiketa: kinatarifaTrump

Të lidhura

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”
Aktualitet

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme zonën pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë, ku një aksident rrugor...

09:03 14/05/2025
Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD
Aktualitet

Përfundon numërimi për votimin brenda, KQZ: Ja sa qytetarë votuan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për zgjedhësit brenda territorit të Shqipërisë. Sipas...

08:37 14/05/2025
Para
Shpërblimet nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

Shpërblimet nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

09:03 14/05/2025
Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Përfundon numërimi për votimin brenda, KQZ: Ja sa qytetarë votuan

08:37 14/05/2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:30 14/05/2025
Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet

Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet

08:14 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.