Skip to content
Kronikë

Tronditet qyteti i Elbasanit, ekzekutohet me armë zjarri një person (Emri)

· 2 min lexim

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur ditën e sotme Elbasanin. Mësohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi Ardian Çollaku. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se fillimisht ai ka mbetur i plagosur, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetoj plagëve të marra.

Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal afër një pike karburanti. Pak minuta më vonë në fshatin Balldre të Elbasanit është gjetur një makinë e djegur dhe dyshimet e para janë se ka të bëj me ngjarjen e rëndë që ndodhi. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se krimi i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 19:00, në fshatin Balldre në një lokal afër rrugës. Gjithashtu burime kofidenciale bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.  Viktima është babai i dy fëmijëve dhe person me precedent të mëparshme penale. Për autorët e krimit të rëndë nuk ka asnjë informacion deri më tani.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Po ashtu në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe ambulanca.