Skip to content
Kosovë

Tronditëse në Kosovë/ Vajza e mitur përdhunohet dhe mbetet shtatzënë

· 1 min lexim

Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur në Kosovë, ku një vajzë e mitur është përdhunuar dhe ka mbetur shtatzënë. Sipas policisë, vajza është paraqitur në spital, ndërsa autori i dyshuar është vënë në pranga.

Është marr informata se në QKUK është pranuar viktima femër shtatzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

“Meqë rasti i takon procedurës për të mitur, nuk mund të japim detaje, derisa ju njoftojmë se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, ka deklaruar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Pritet që familjarët e të miturës të japin dëshminë para hetuesve për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes tronditëse. Nuk dihet gjendja shëndetësore e të miturës.