Skip to content
Të Gjitha

Tre raste të reja me COVID-19 në Krujë, njëra punonjëse fasonerie

· 1 min lexim

Në Krujë janë regjistruar tre raste të reja me COVID-19.

Sipas “Dosja.al”, të prekurit janë një punonjëse fasonerie dhe kontaktet e saj.

Rastet e reja e çojnë në 105 numrin e të prekurve nga COVID-19 në këtë qytet dhe pritet të konfirmohen gjatë përditësimit të të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani në total numërohen 766 të infektuar, nga të cilët 31 janë viktima dhe 455 të shëruar.

Viktima e fundit ishte një 71-vjeçar nga Shkodra, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Prej një muajsh i moshuari ndodhej në gjendje të rëndë, ndërsa vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, si diabeti, insuficenca kardiake, hipertensioni dhe anemia kronike.

Në spitalin Infektiv janë shtruar 27 pacientë, ku 6 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Ndërsa në spitalin COVID2 janë të shtruar 6 pacientë, një prej tyre në terapi intensive në gjendje të rëndë.