Skip to content
Të Gjitha

Trazirat në Uashington, Arvizu: Trump na turpëroi! Jemi bërë si Shqipëria…

· 2 min lexim

Ish-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, ka komentuar mbi ngjarjet e djeshme në Kongresin Amerikan (Kapitol Hill), ku gjatë përplasjes mes policisë dhe protestuesve, pati 4 viktima dhe shumë të plagosur e të arrestuar.

Sipas ish-amabasadorit, Presidenti aktual Donald Trump ka turpëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ngjarjet e fundit.

Arvizu gjatë një interviste në një television shqipar, theksoi se kjo nuk është hera e parë që presidenti republikan turpëron amerikanët.

Gazetar: Si u ndjetë, si amerikan dhe si diplomat, me ato që ndodhën në Uashington?

Aleksander Arvizu: Siç mund ta imagjinoni. Shumë emocione. Kisha një varg me emocione nga perspektiva e diplomatit. Sigurisht që u ndjeva i turpëruar sepse e dija që njerëz në mbarë botën apo njerëz që janë miqësore ose jomiqësorë do ta shikonin atë.

Dhe të jem i sinqertë, presidenti Trump na ka turpëruar. Ka turpëruar Shtetet e Bashkuara dhe kjo nuk është hera e parë. Ka ndodhur edhe herë të tjera. Është më shumë një ndjesi shoku dhe e një shqetësimi të madh.

Gazetari: A ka ngjashmëri mes Shqipërisë dhe asaj çka ndodhi dje në Uashington?

Aleksander Arvizu: Ka disa pika. Në rradhë të parë, në termat e ngjashmërisë, për fat të keq, është diçka që e kam menduar vitin e shkuar, është ky koncepti i medias false, i fake neës, veçanërisht në mediat sociale ku dikush mund të thotë krejtësisht të pavërtetë por njerëzit mund ta besojnë.

Këtë që po shoh në SHBA  e kam parë çdo ditë në Shqipëri. Ne jemi bërë pak si Shqipëria. Ajo që ndodhi dje në Uashington ishte turpëruese dhe shkuese për ne./Gazetareforma.com/