Skip to content
Të Gjitha

Transportonte drogë sepse nuk përballonte dot jetesën! Ja çfarë vendimi u mor për shqiptarin

· 1 min lexim

Britani e Madhe– Shqiptari Ilir Hysa, 47 vjeç, u arrestua muajin e kaluar teksa po transportonte një sasi droge me vlerë 2 mijë paund, të cilën e hodhi para se të kapej nga policia.

47-vjeçari deklaroi për blutë se po bënte punën e korrierit pasi kishte humbur punën e tij në një lavazh makinash dhe shtoi se ishte kundër drogës.

Mirëpo, kjo deklaratë nuk e ka shpëtuar atë nga burgu, pasi shqiptari është dënuar me 28 muaj burg nga gjykata e Swindonit.

Megjithatë, gjyqtari Jason Taylor tha se dënimi mund të kishte qenë edhe më i rëndë, por u konvertua në vetëm 2 vite e 4 muaj për faktin se Hysa ishte në vështirësi.

Hysa kishte mbërritur në Britani ilegalisht rreth dy vite e gjysmë më parë dhe kishte punuar njëkohësisht edhe në lavazh, edhe si shofer kamioni, por i kishte humbur të dyja punët në fund të vitit të kaluar.

Sipas avokatit, ai detyrohej të paguante një qera prej 300 paundësh dhe mospërballimi i jetesës e detyroi t’i futej drogës.