Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Trajnerët me Covid-19, ja si ndikon mungesa e tyre tek paraqitja e futbollistëve në fushë

19:29 12/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në vendin tonë dhe jo vetëm. Mes të infektuarve ka edhe futbollistë apo pjesëtare të klubeve të ndryshme të futbollit.

Rastet kur trajnerët e ekipeve janë infketuar me Covid-19 janë të shumta dhe kjo duket se ka ndikuar edhe në paraqitjen e lojtarëve në fushën e blertë.

Ditën e djeshme u njoftua se trajneri zviceran i Kombëtares kosovare, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve) kishin rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet që kishin kryer. Kjo mungesë  e trajnerit kryesor të skuadrës duket se pati ndikim edhe në lojën e futbollistëve. Pasi dardanët nuk arritën të tregojnë anën e tyre më të mirë të mundshme edhe pse në një ndeshje miqësore.

Ndërsa e kundërta ndodhi ditën e sotme me Kombëtaren U21  e cila drejtohet nga Alban Bushi i cili edhe ai rezultoi pozitiv me Covid-19. Djemtë 21-vjeçarë nën drejtimin e një ndër fugurave më të njohura të Kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç fituan në ndeshjen miqësore përballë 19-vjeçarëve nga Akademia e Futbollit.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Nexhip Trungu” në Cërrik, për kuqezinjtë shënuan sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi dhe sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit, Indrit Tuci.

Kjo miqësore u zhvillua në prag të dy sfidave të rëndësishme për kuqezinjtë e Bushit, që luajnë dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Euro 2021, ndaj Kosovës më 13 nëntor dhe më 17 nëntor ndaj moshatarëve të Anglisë.

E njëjta gjë ndodhi dhe me një ndër ekipet e Kategorisë Superiore në vendin tonë. Sot Kukësi u përball me kavajsit e Besës por pa praninë e trajnerit tyre teknik,  Skënder Gega. Prej disa ditësh trajneri Gega kishte munguar në stërvitjen e djemve të tij por khjo gjë nuk ka ndikuar në paraqitjen e tyre fizike në fushë. Ata arritën të fitojnë sot ndaj Besës me rezultatin 2-1 dhe kjo fitore ishte për trajnerin.

“Klubi i Kukësit njofton se trajneri Skënder Gega ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer për Covid 19!

Trajneri Gega prej 4 ditësh ka ndjerë simptomat e para të virusit dhe ka munguar në stërvitje për të shmangur çdo kontakt me ekipin duke u vetëizoluar në shtëpi, ndërsa ditën e djeshme ka kryer tamponin dhe nga përgjigja që mori ditën e sotme, ai rezultoi i prekur nga Corona Virus.

Klubi i Kukësit i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë trajnerit Gega. Të presim më të fortë profesor. Kjo fitore ishte për ty”,thuhet në në njoftimin e klubit të Kukësit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

U eleminuan nga Kupa e Shqipërisë, Tirana shkarkon nga detyra trajnerin Egbo

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip