Skip to content
Kronikë

Tragjike, 4-vjeçari shqiptar humb jetën para syve të babait

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali ku një 4-vjeçar ka humbur jetën para syve të prindërve.

Bëhet me dije sipas mediave të huaja se në Edolo të Brescia, një djalë i vogël 4-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë përpara syve të të atit.  4-vjeçari ka qenë duke konsumuar drekën me të atin, dhe  në një moment është mbytur me ushqim. E gjithë skena ka ndodhur në sytë e babait i cili edhe pse njoftoi ambulancën, i vogli nuk arriti të shpëtonte.

Ndërkohë ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje tentuan t’i jepnin ndihmën e shpejtë 4-vjeçarit, por fatkeqësisht nuk mund të bënin asgjë për vogëlushin shqiptar.  Teksa ngjarja ka prekur gjithë opinionin publik.

Kryetari i Bashkisë së Edolo në Itali, Luca Masneri ka shprehur ngushëllimet për prindërit e Andreas, për humbjen e rëndë.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm që një fëmijë shqiptar mbyete në mënyrë tragjike.  Para disa viteve  në Porto Recanati nëj fëmijë I vogël shqiptar humbi ekuilibrin dhe brenda pak çastesh përfundoi në një legen me ujë që gjendej në banesë.  Mjaftuan vetëm pak çaste që fëmijë, i rënë me kokë në legen të mbytej. Ndërhyrja e nënës ka qenë e kotë, pasi fëmija nuk kishte më shenja jetë. Ajo njoftoi e dëshpëruar urgjencën, por foshnja ishte mbytur.