Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tragjedia me 3 viktima në plazhin Vilë-Bashtovë! Arrestohet administratori, ja akuzat

10:22 10/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e djeshme një tragjedi ndodhi në plazhin e Kavajës ku mbëten viktima babai me 2 fëmijet e tij të mitur. Ndërkohë që u raportua se në zonën e plazhit nuk kishte vëzhgues dhe se ambulanca erdhi në vendngjarje 1 orë me vonesë.

Sot Policia ka arrestuar administratorin e pjesës së plazhit të Vilë-Bashtovës, në Gosë, Rrogozhinë. Raportohet se ai nuk kishte marrë masa për sigurimin e jetës së plazhistëve, nuk garantonte shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohës, nuk kishte pajisur me sinjalizim dhe me kufizim me bova të hapësirës ujore, pjesën e plazhit që kishte marrë me qira nga Bashkia.

Njoftimi:

KAVAJË

Policia vë në pranga administratorin e pjesës së plazhit të Vilë-Bashtovës, në Gosë, Rrogozhinë, ku humbën jetën nga mbytja në det, 3 shtetas.

Nuk kishte marrë masa për sigurimin e jetës së plazhistëve, nuk garantonte shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohës, nuk kishte pajisur me sinjalizim dhe me kufizim me bova të hapësirës ujore, pjesën e plazhit që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, arrestohet 34-vjeçari.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur mesditën e datës 09.07.2023, në plazhin e Vilë-Bashtovës, ku humbën jetën nga mbytja në det, 3 shtetas (babai dhe dy djemtë e tij të mitur), strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin P. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i operatorit turistik që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, pjesën e plazhit të Vilë-Bashtovës, ku ndodhi kjo ngjarje.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera në terren ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit), dhe për pasojë janë mbytur në det, shtetasit E. H., 50 vjeç, R. H., 17 vjeç dhe M. H., 13 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë operatorët që kanë përfituar kontrata shërbimi përgjatë vijës bregdetare, që të ushtrojnë aktivitetin në përmbushje të detyrimeve për sigurinë e jetës së pushuesve dhe të marrin masa të menjëhershme për të përmirësuar edhe më shumë kushtet e sigurisë, pasi Policia e Shtetit nuk do të tolerojë në asnjë rast, shkelje të tilla që cenojnë sigurinë dhe jetën e pushuesve në plazhe.

Të tjera

Sherr fizik mes drejtorëve në IKMT, kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunon Fatmir Metën brenda institucionit
Aktualitet

Sherr fizik mes drejtorëve në IKMT, kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunon Fatmir Metën brenda institucionit

Një përplasje e rëndë është regjistruar në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ku drejtori i Ekzekutimit të...

18:41 03/03/2026
Kriza në Lindjen e Mesme, përfitim për zhvatjen e re: Oligopoli i naftës dhe qeveria Rama paralajmërojnë rritje urgjente çmimesh
Aktualitet

Kriza në Lindjen e Mesme, përfitim për zhvatjen e re: Oligopoli i naftës dhe qeveria Rama paralajmërojnë rritje urgjente çmimesh

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit e çoi çmimin e naftës Brent nga 62 deri 65 dollarë për fuçi para sulmeve,...

14:28 03/03/2026
Para
SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, dërgon kërkesën në Kuvend

SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, dërgon kërkesën në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Sherr fizik mes drejtorëve në IKMT, kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunon Fatmir Metën brenda institucionit

Sherr fizik mes drejtorëve në IKMT, kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunon Fatmir Metën brenda institucionit

18:41 03/03/2026
Kriza në Lindjen e Mesme, përfitim për zhvatjen e re: Oligopoli i naftës dhe qeveria Rama paralajmërojnë rritje urgjente çmimesh

Kriza në Lindjen e Mesme, përfitim për zhvatjen e re: Oligopoli i naftës dhe qeveria Rama paralajmërojnë rritje urgjente çmimesh

14:28 03/03/2026
Kushtetuesja zbardh vendimin: Rrëzohet kërkesa e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar

Kushtetuesja zbardh vendimin: Rrëzohet kërkesa e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar

12:01 03/03/2026
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva

11:10 03/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.